E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: Angazhim për njohje të reja të Kosovës

“Kosova ka nevojë për krijimin e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në, gjë që do të ndihmonte përshpejtimin dhe thellimin e reformave në vendin tonë dhe do ta qartësonte rrugën evropiane të Republikës së Kosovës”. Kështu ka deklaruar sot Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë një takimi të mbajtur me ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesic. Ajo foli për synimet dhe sfidat e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane.
 

Jahjaga tha gjithashtu se Kosova dhe të gjithë miqtë dhe përkrahësit e saj, duhet të kenë angazhim të vazhdueshëm në drejtim të lobimit për njohje të reja për vendin.
 

Nga ana e tij, ish-presidenti Mesic theksoi nevojën e bashkëpunimit të vendeve të rajonit, duke ndihmuar kështu njëri-tjetrin në proceset e rëndësishme që ato kanë përpara. Ai shprehu gatishmërinë që të japë gjithë kontributin e tij në përkrahje të shtetit të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›