E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga-Fules: Kemi përmbushur detyrimet shtesë të BE-së

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron për vizitë zyrtare treditore në Bruksel, ka zhvilluar një takim të gjatë pune me komisionerin e BE-së për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Stefan Fule. Në takim u diskutua progresi i Kosovës në procesin e integrimit evropian, si dhe u diskutua mundësia e avancimit të Kosovës dhe BE-së në nivel kontraktual, në përputhje me rekomandimet e mëhershme të Komisionit Evropian.
 

Presidentja Jahjaga tha se marrëdhënia kontraktuale me BE-në do të ndihmonte Kosovën në rrugën e integrimeve dhe në thellimin e reformave të brendshme. Po ashtu presidentja tha se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet shtesë që janë kërkuar për hapje të dialogut për liberalizim të vizave dhe theksoi nevojën e fillimit të këtij procesi pa vonesë.
 

Komisionari Fule theksoi se Kosova duhet të intensifikojë zbatimin e reformave për realizimin e aspiratave për integrim në BE. Gjithashtu Fule, paralajmëroi vizitën e misionit vlerësues të Komisionit Evropian për të parë zbatimin e obligimeve të Kosovës për hapjen e dialogut për liberalizim të vizave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›