E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mbyt peshkarexhën e pakontrolluar japoneze

Roja bregdetare në SHBA ka mbytur qëllimisht një anije japoneze të pakontrolluar e pa ekuipazh, që po u afrohej brigjeve të Alaskës. Peshkarexha lundronte e vetme në det që pas cunamit të marsit të kaluar në Japoni dhe u mbyt për të mos rrezikuar anijet e tjera që mund të lëviznin gjatë natës, pasi ajo nuk kishte ndriçim. Autoritetet nuk kanë komentuar mbi mundësinë që anija mund të ishte toksike apo jo, nëse ka qenë afër brigjeve të impiantit bërthamor të Fukushimës kur është shkëputur nga ujërat japoneze apo jo. Anija, që ndodhej në ujërat mes Kanadasë, e cila kishte marrë pseudonimin anije fantazmë, tashmë ndodhet nën det.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›