E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga: Përkushtimi i heronjve, bazament i lirisë që gëzojmë sot

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ndodhet për vizitë në SHBA, i është drejtuar me një telegram familjes Jashari, me rastin e përvjetorit të betejës së lavdishme të 5, 6 e 7 marsit 1998.

Në telegramin e Presidentes Jahjaga, mes tjerash, thuhet se, në pamundësi për të marrë pjesë në Manifestimin e Epopesë së UÇK-së për shkak të vizitës jashtë shtetit, me pietet të lartë ju shpreh nderimet dhe respektin për veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Heroit të Popullit, Adem Jashari, sakrificës sublime të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të UÇK-së që simbolizohet në këtë ditë të madhe.

Përkushtimi i heronjve dhe atdhedashuria, mbesin udhërrëfim për ne, janë bazament i shtetësisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës, i lirisë që gëzojmë sot. Ne në punën tonë inspirimin dhe forcën për të ecë përpara dhe për ti kapërcyer të gjitha vështirësitë, e marrim tek këta heronj, te këta bijë dhe bija më të shtrenjta të Kosovës. Vepra e dëshmorëve është udhërrëfim i përjetshëm i gjithë neve, thuhet në telegramin e presidentes Jahjaga. /Zëri/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›