E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga i kerkon ndihme Shqiperise

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka kërkuar ndihmën e Shqipërisë për zgjerimin e numrit të njohjeve të pavarësisë.

Kërkesën e saj Jahjaga ia ka bërë ambasadorit shqiptar në Prishtinë, Islam Lauka, në një takim të zhvilluar kokë më kokë ditën e sotme.

“Lobimi për njohje të reja të Republikës së Kosovës dhe për anëtarësimin e saj në iniciativat rajonale e ndërkombëtare janë fusha ku Shqipëria mund të ndihmojë shumë”, ka deklaruar Jahjaga.

Presidentja ka nënvizuar se në këtë drejtim duhet një koordinim i vazhdueshëm mes institucioneve të të dy vendeve.

Ndër të tjera, zonja Jahjaga ka vlerësuar marrëdhëniet “e shkëlqyera” mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat mes dy vendeve.

Ndërsa ambasadori Lauka, nga ana e tij ka përgëzuar zonjën Jahjaga për zgjedhjen në krye të shtetit dhe i ka përcjellë asaj urimet e liderëve shqiptarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›