Akuzohet NATO Zhupe Nuk po mbron civilet ne Libi

Ministri i jashtëm francez Alan Zhupe akuzon NATO-n se nuk po bën sa duhet për të mbrojtur civilët libianë nga sulmet e forcave të Muamar Gadafit. Ministri Zhype i tha radios franceze se NATO-ja nuk po bën sa duhet për t'i parandaluar forcat e Gadafit nga përdorimi i armatimit të rëndë për t'i bombarduar qytetet që po mbahen nga rebelët.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen të enjten dhe të premten në Berlin për të diskutuar gjendjen në Libi. Përkundër sulmeve të NATO-s, forcat qeveritare të Libisë i kanë shtyrë kryengritësit që luftojnë t'i japin fund sundimit 40-vjeçar të Gadafit.
Vetëm një ditë më parë kryengritësit e hodhën poshtë planin e Unionit Afrikan për përfundimin e konfliktit tetë javor duke thënë se Gadafi duhet të largohet. Ndërsa ish-ministri i jashtëm libian, Musa Kusa, i cili dezertoi në Londër, tha se Libia mund të bëhet si Somalia nëse të gjitha palët në konflikt nuk përmbahen nga zhytja në luftë civile.
Dalina Bitraku