E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, senatori: Bjellorusia të mos organizojë kampionatin

Një ligjvënës amerikan ka kërkuar që Bjellorusia të mos lejohet të organizojë Kampionatin e Hokejit në akull për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga regjimi i presidentit Aleksandr Lukashenko.

Në një letër dërguar Federatës Ndërkombëtare të Hokejit në Akull, Senatori Dik Durbin, ndihmës i kryetarit të Senatit të dominuar nga Demokratët, tha se kampionati 2014 nuk duhet të mbahet në Minsk derisa Lukashenko të lirojë të gjithë të burgosurit politikë, shumica e të cilëve u arrestuan gjatë zgjedhjeve presidenciale të 19 dhjetorit.

Letra thotë se regjimi i Lukashenkos "nuk duhet të shpërblehet me organizime të tilla prestigjioze".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›