E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama “tërbon” Kinën

Nga Express më 17 korrik 2011 në ora 17:49

Pekini ka akuzuar presidentin amerikan, Barack Obama, për shkak të takimit me udhëheqësin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lamën, duke thënë se ai ka ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.

“Ky akt seriozisht ndërhyn në punët e brendshme të Kinës, lëndon ndjenjat e popullit kinez dhe dëmton marrëdhëniet tona”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme kineze.

Qeveria e Kinës e sheh Dalai Lamën si një figurë që mbron pavarësinë e Tibetit. Dalai Lama thotë se ai nuk kërkon pavarësi, por autonomi më të madhe për rajonin brenda Kinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›