Padia e gardistit, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e vëllezërve Deda
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesën e vëllezërve të Hekuran Dedës, për të pezulluar padinë e gardistit Skeja.
Tre vëllezërit dorëzuan një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës në emër të gardistit Fatos Skeja, ku e akuzonin atë për për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës” për ngjarjet e 21 janarit.
Sipas tyre, Skeja u ka premtuar emrin e atij që vrau vëllanë e tij në ngjarjet e 21 janarit, si dhe favore ekonomike nëse do të prisnin për ngushëllim kryeministrin Berisha.
Por menjëherë pas kësaj padie, gardisti Skeja i akuzoi ata për shpifje. Kjo padi i ka detyruar këta të fundit të kërkojnë pezullimin e gjykimit ndaj tyre. "Ne kemi bërë kallëzim ndaj Fatos Skejës. Kërkojmë pezullimin e padisë së tij deri sa prokuroria të përfundojë hetimet”, kanë thënë ata.
Mirëpo kjo kërkesë e tyre është hedhur poshtë nga gjykata. Në padinë e tij gardisti Skeja kërkon dëmshpërblim prej vëllezërve.
(ma.ar/BalkanWeb)