Villas-Boas tërhiqet nga ndjekja e Modriçit

Menaxheri Andre Villas-Boas ka bërë të ditur se Chelsea nuk do të bëjë përpjekje të reja për transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Luka Modriç gjatë afatit kalimtar të janarit.
Reprezentuesi kroat ishte objektiv i Chelseas gjatë verës, por Tottenham refuzoi një ofertë prej 40 milionë funtesh. Villas-Boas ka mohuar se klubi nga Stamford Bridge do të paraqesë ofertë të re për Modriçin në janar.
“Në të ardhmen nuk e di, por nuk jemi duke e përcjellë për momentin”, tha Villas-Boas për mediet angleze.