Jahjaga viziton studentet e plagosura

Jahjaga dhe Topi në Spitalin Ushtarak
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e shoqëruar nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, kanë zhvilluar një vizitë tek studentet e plagosura nga tragjedia e Himarës të cilat ndodhen të shtruara në Spitalin Ushtarak.
Jahjaga dhe Topi u interesuan nga afër për gjendjen shëndetësore dhe përkujdesjen mjekësore që po u rezervohet studenteve të shtruara në Repartin e Kirurgjisë,.
Ndiejmë një dhimbje të madhe për këtë tragjedi kaq të rëndë dhe jemi me familjarët, jemi me të afërmit e tyre, me kurajon që të gjejnë forcën, që të gjejnë ngushëllimin, por duke mos harruar asnjëherë kujtimin e përjetshëm të të dashurve të tyre, për rininë e tyre dhe për ëndrrat e tyre, tha Jahjaga.
Nga ana e tij, Topi u shpreh se gjendja e studenteve të Aleksandër Xhuvanit është e përmirësuar dhe se shumë shpejt mund të lënë spitalin. /F.S/