Zhduket adoleshentja, dyshohet për prostitucion

Policia e Tiranës, foto arkiv
Një adoleshente është zhdukur në mënyrë të mistershme, pasi ka shkur në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Babai i saj e ka denoncuar në policinë e Tiranës zhdukjen e vajzës së tij.
Beqir Visha nga Zall Bastari tregon se që prej të mërkurës pasdite vajza, 17-vjeçare nuk është kthyer në shtëpi dhe ai mendon se është rrëmbyer.
Visha tregon dyshimet se vajzën e tij mund ta kenë rrëmbyer për ta dërguar më pas jashtë për prostitucion. Madje ai tregon se ka dhe një emër, mbi të cilin vë gishtin dhe dyshon se mund të jetë rrëmbyesi i vajzës.
Beqir Visha thotë se me personin, mbi të cilin hidhen dyshime, ka pasur miqësi familjare. /E.L/