Jahmir Hyka “shkëputet” nga Rozenborgu

Albania-Sport (AS) - E ardhmja e talentit shqiptar 18-vjecarit Jahmir Hyka është e pasigurt në Norvegji, vend në të cilin ai po qendron me një vizë turistike. Burime nga rosenborg.info bëjnë të ditur se Hyka është pranë rikthimit te klubi mëmë i tij, Dinamo në Shqipëri. "Është shumë e paqartë se kur ne do të mund të sigurojmë lejën e tij të punës", është shprehur për rosenborg.info, Rune Bratseth. Hyka luajti pesë-gjashtë ndeshje në Royal League, por gjatë Krishtlindjeve te Rosenborg mbërritën tre lojtarë ekstra-komunitarë: Didier Konan, Abdoulrazack Traore and Alejandro Lago. "Ne kemi pesë lojtarë të tillë, dhe Hyka vjen i fundit në këtë listë. Është për të ardhur keq në disa mënyra, ai është një shumë fin dhe është një lojtar i mirë me një potencial të madh. Por situata nuk është e mirë për të dhe ne jemi të detyruar të marrim këtë vendim", shtoi Bratseth. Jahmir Hyka është rikthyer në Norvegji pas pushimeve të Vitit të Ri në Shqipëri. Rozenborg u përpoq ta huazonte Hykën në një ekipi tjetër, por tentativa dështoi. Marrëveshja e tij 3-vjecare me Rosengorg është anuluar tashmë. Për momentin ai konsiderohet një lojtar i Dinamos, por vitin e kaluar u kërkua nga disa ekipe nga Anglia, Spanja dhe Greqia. "Ne do të jemi në kontakt me të dhe do të ndjekim përparimin e tij, dhe pastaj do të vendosim", përfundon Rune Bratseth.