E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaho Mulosmani shtyn gjyqin i vrasjes

 

TIRANE - Gjykata e Tiranës shtyu dje për në datën 8 qershor seancën gjyqësore në ngarkim të Jaho Mulosmanit. Seanca, e cila ishte e para në radhë për këtë proces gjyqësor nuk mundi të zhvillohej për shkak të mungesës së të pandehurit dhe të avokatit të tij mbrojtës. Mulosmani kishte paraqitur para gjykatës një deklaratë ku ligjëronte mospjesëmarrjen e tij në seancë, gjë që nuk u konstatua nga gjykata për avokatin. Jaho Mulosmani, do të gjykohet në këtë proces për vrasjen e Bislim Hykës dhe Isuf Bashkurtit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 1999 në Tropojë. Për këtë vepër penale, Mulosmani u dënua disa vjet më parë me "burgim të përjetshëm", ndërkohë që një vendimi i mëvonshëm i Gjykatës së Lartë e ktheu dosjen për rigjykim në shkallën e parë.           ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›