Erioni: Jona, do më marrë malli për ty kur të dalim
Ditë më e qetë ka kaluar mes banorëve të shtëpisë së “Big Brother”. Kanë lënë mënjanë zënkat dhe kanë vijuar me biseda të ndryshme mes tyre, edhe pse nuk ka munguar ironia. Ndërkaq, Miri ka qenë sëmurë dhe kjo ka bërë që në shtëpi të hyjnë mjekë. Pasi e kanë vizituar Mirin, kanë dalë në përfundimin se djali ka ftohje muskulore dhe se ka ardhur si pasojë e larjeve të shpeshta në pishinë.
Lindin debatet edhe mes Erionit e KloditJetmiri pyet Erionin se çfarë ka thënë Klodi mbi miqësinë e tyre. Erioni tregon se Klodi i ka thënë me ironi që Jetmiri dhe ai (Erioni) do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe jashtë shtëpisë kaq afër dhe Erioni shprehet se ai i është përgjigjur të mos merret me ata dhe me miqësinë e tyre. Jetmiri shton se Klodi dhe gjithë të tjerët po komentojnë shoqërinë e tyre, por është më mirë që të shijojnë ditët që u kanë mbetur sesa të përqendrohen tek ata.
Më pas Klodi i ka thënë Erionit se fjalët e tij nuk janë dëgjuar mirë dhe ai i përgjigjet me ironi se po bënte disa plane me Jetmirin se kë do të nominojnë dhe prandaj ka folur me zë të ulët. Klodi shprehet se atij nuk i intereson se çfarë po thoshte Erioni dhe më pas ata kapen me fjalë me njëri-tjetrin. “Ju artistët flisni shumë bukur”, i thotë Erioni, Klodit dhe ai i përgjigjet se artistët u ofrojnë punë gazetarëve, duke nënkuptuar punën që ka bërë Erioni si gazetar. Erioni i përgjigjet Klodit se ai është marrë me politikën gjithmonë e jo me artin dhe të dy vazhdojnë komentet, ndërkohë që Jetmiri i thotë Erionit që të mos vazhdojë t’i kthejë përgjigje Klodit.
Erioni: Për mua Miri është konkurrent i fortëJetmiri i thotë Erionit se ai është bërë shumë i djallëzuar këto kohët e fundit dhe nuk lë asgjë t’i kalojë. Erioni nuk reagon, por vë buzën në gaz. Ndërkohë banorët e tjerë janë në gjumë dhe Jetmiri shkon t’i zgjojë, duke u thënë se duhet të dalin të gjithë në kopsht. Klodi bën të ngrihet nga krevati, por Domi e ndalon dhe i thotë se kjo duhet të jetë një nga lojërat e Jetmirit. Ky i fundit kthehet tek Erioni dhe i thotë se asnjëri nuk u zgjua, e atij nuk i beson më njeri dhe sikur ta ketë me të vërtetë. Erioni është duke larë enët dhe thotë se duhet të duket sikur është punëtor përpara banorëve dhe Jetmiri i thotë të thërrasë me zë të lartë që po punon dhe Erioni e bën. Më pas Jetmiri shprehet se mbrëmë i ka vënë banorët në lëvizje për të kërkuar diçka, por ishte thjesht një lojë për ta. Erioni i tregon se atë e kanë pyetur banorët nëse e ka shok Jetmirin dhe ai shton se është përgjigjur që Jetmirin e ka konkurrentin më të fortë. Erioni thotë se ata i kanë kujtuar që ai ndiente Kikën si konkurrentin më të fortë dhe ai u është përgjigjur se tani që Kika nuk është, vendin e tij e ka zënë Jetmiri. Erioni thotë me ironi se banorët janë shumë aktivë, duke fjetur gjithë ditën gjumë.
Domi, krenare për Valen: E kam edhe shoqe të ngushtëKlodi dhe Domenika kujtojnë momente të ndryshme nga fëmijëria e tyre, duke përfshirë edhe kujtime mbi anëtarët e familjes. Klodi i tregon se kur ka qenë i vogël, ka qenë pjesë e Ansamblit Popullor për Fëmijë, shkollë të cilën e la përgjysmë për shkak të kushteve ekonomike. Domi e dëgjon me vëmendje teksa Klodi i ritregon se që në moshën 14-vjeçare ka punuar me turne për t’i ardhur në ndihmë familjes dhe se shkollën e mesme e ka bërë natën. Ajo shprehet se i vjen inat që të tjerët nuk e marrin në konsideratë këtë gjë, por përkundrazi qeshin me jetën e vështirë të tjetrit. Më pas, Domenika tregon për jetën e vështirë që ka pasur mamaja e saj, e cila e ka rritur e vetme atë. Ajo tregon se Valentina e ka mbrojtur në çdo situatë, madje edhe në ato më të vështirat. Klodi e quan burrneshë Valentinën dhe për të, ajo ka bërë mrekulli dhe e admiron shumë për guximin që të hynte në BB, pasi ka dhënë një mesazh shumë pozitiv. Domi tregon me krenari se Valentina për të i ka bërë të dyja rolet, edhe të nënës, edhe të shoqes së ngushtë.
Erioni dhe Miri ngacmojnë JonënJona është zgjuar nga gjumi plot energji. Ajo merret me sistemimin e gjërave të saja duke kënduar. Erioni nis ta ngacmojë dhe i thotë Mirit se Jona i pëlqen, sepse i duket si fëmijë i lezetshëm. Miri i thotë të mos e ngacmojë, kurse Erioni i thotë Jonës se do e marrë malli për të kur të dalin. Jona vazhdon të këndojë pa e prishur rehatin. Erioni kthehet nga Miri dhe përsërit se i pëlqen vërtet Jona si tip, pavarësisht disa reagimeve që e acarojnë. Edhe Miri pranon se Jona i pëlqen, edhe pse i ekzagjeron gjërat, por sipas tij, ajo është përfshirë aq shumë në lojë saqë i duket sikur ata i duan të keqen e sikur krijojnë disa skenarë që realisht nuk ekzistojnë. Për Jonën ai mendon se është kontradiktore kur thotë se mezi po pret të mbarojë BB apo se nuk i intereson çmimi, pasi, sipas tij, ajo ka hyrë me një qëllim të caktuar. Erioni mendon se Jona ka hyrë veç për eksperiencë.
Banorët diskutojnë për rregullat e drejtshkrimit në mediaPas bisedave jashtë Erioni, Jona, Klodi dhe Domenika hyjnë brenda në shtëpi. Ata ulen në sallon dhe hapin një tjetër temë bisede. Diskutimin e nisin me mënyrën se si vishen folësit nëpër televizione kryesisht në emisionet informative. Gjatë këtij diskutimi, Erioni fillon të tregojë eksperiencën e tij në televizion. Ndër të tjera ai tregon edhe dobësitë dhe defektet si folës. Kështu biseda ndryshon disi, ku ai dhe Jona tregojnë për mënyrën se si flitet në mediat shqiptare, përfshi si atë audiovizive edhe shtypin e shkruar. Jona thotë se në media ka shumë gabime në të shkruarin dhe të folurën e gjuhës shqipe. Jona jep disa shembuj nga ato që ajo ka mësuar gjatë studimeve të saj për Gazetari. Në bisedë diskutojnë edhe Klodi dhe Domenika, të cilët thonë se ata kanë vënë re që në median shqiptare ka shumë fjalë të huaja, të cilat ndonjëherë nuk kuptohen nga publiku.
Jetmiri i sëmurëGjatë këtyre ditëve Jetmiri është larë shpesh në ujin e pishinës, madje edhe gjatë orëve të darkës. Duket se kjo ka bërë që ai të mos ndihet mirë me shëndetin. Ai ankohet se ka dhimbje dhe pasi kontrollohet nga mjekët del dhe i tregon Erionit se mjekët i kanë dhënë disa qetësues për dhimbjet dhe se ka një ftohje të lehtë muskulore. Kjo e ka qetësuar Erionin, i cili pak më parë po diskutonte me banorët e tjerë për gjendjen shëndetësore të Mirit. Ai dhe Jetmiri dalin jashtë në oborr dhe pranë tyre vjen edhe Domenika, ndërsa Jona dhe Klodi kanë shkuar në dhomën e gjumit pasi dritat janë fikur. Pas disa minutash diskutimi për shëndetin e sëmundjet edhe Domi, Miri dhe Erioni shkojnë në dhomën e gjumit, ku Klodi dhe Jona janë duke folur për nipat dhe mbesat e tyre.
Banorët mendojnë për takimet pas përfundimit të BBTë mbledhur në kopsht, banorët diskutojnë për takimet që do të kenë mes tyre pas përfundimit të BB. Fillimisht ata mendojnë për takimet ndërmjet disa banorëve, por më pas hedhin idenë për një takim kolektiv mes të gjithëve. Duke diskutuar për këto takime dhe për darkat që do të kalojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, vihet re dëshira e tyre se me cilët banorë do donin të kalonin më shumë kohë. Më pas, biseda ndryshon temë dhe duke folur për tekstet e këngëve që dëgjojnë, ata diskutojnë nëse kanë qarë apo i janë lutur dikujt për të mos e lënë. Jona thotë se nuk i ka ndodhur ndonjëherë, por Klodi dhe Erioni habiten që ajo nuk ka qarë ndonjëherë për asnjë. Jona thekson se nuk i është lutur askujt, por Klodi mendon se kur je i dashuruar, mund të ndodhin situata të tilla. “Na ka ndodhur ne të qajmë që jemi djem, jo më juve”, i thotë Erioni. Jona përkthen tekstin dhe thotë se t’i ulet në gjunjë dikujt i duket e tepërt, kurse Klodi shprehet se për të shpëtuar një dashuri mund të veprosh ashtu, gjithsesi kjo varet nga karakteri i çdokujt. “Kurrë mos thuaj kurrë”, i thotë Jonës. Edhe Domi është dakord me dy djemtë, por Jona për veten e saj thotë se nuk do e bënte.
#