Emiljana Palushaj: Hezitimi im ndaj Rozaurës dhe dëshira për të arritur Dezdemonën
dhe vetë sopranoja i ka dhuruar emocione të veçanta. Por nuk është vetëm skena shqiptare që ka duartrokitur sopranon Palushaj, pasi ajo është prezantuar me sukses dhe në skenën austriake. Në këtë intervistë sopranoja Palushaj veç emocioneve që ka marrë nga kjo vepër rrëfen dhe emocionet që ka marrë në skenën austriake por dhe aktivitetin e saj në vijim në TKOB. Sa i takon veprës së fundit ku interpretoi sopranoja, ajo është shkruar nga Pedro Calderon De la Barca në vitet 1500, një legjendë ku përthyhen sakrifica njerëzore për liri, mesazhe religjioze ndaj dëmit që vjen prej sjelljesh të pakontrolluara, dhe shpërdorimit të lirisë. Kompozitori David Tukiçi solli në gjininë e operës, veprën "Jeta është ëndërr", e cila vjen e muzikuar për herë të parë nga Tukiçi në skenën shqiptare. Si legjendë me tre akte dhe një nga veprat më të publikuara si dramë në vendet e Europës Lindore, kjo premierë është e ndërtuar si opera dhe balet dhe artikuloi në skenë mëdyshjen mes fatit të parashkruar nga vullneti hyjnor dhe lirisë së zgjedhjes për jetën, me qëllimin sublim për të ndryshuar rrjedhën negative të fakteve, pasi në fund të fundit është dashuria ajo që triumfon.
-Së fundi erdhët në skenën operistike me rolin e Rozaurës në veprën premierë Jeta është ëndërr. Çfarë ju dhuroi ky rol?
Është e vërtetë që pas shumë impenjimeve të tjera, angazhimi im i fundit që kisha në TKOB është pikërisht opera-balet Jeta është ëndërr me rolin e Rozaurës. Një eksperiencë vërtetë mbresëlënëse dhe shumë e veçantë për shumë arsye. Njëra nga këto është fakti që kjo vepër shqiptare shkruar po ashtu nga një muzikant shqiptar fillimisht kur më është propozuar që të këndoja rolin e Rozaurës, të them të drejtën në një farë mënyre kam hezituar disi që ta pranoj. Dyshimi im i vetëm ishte nëse vërtetë do të arrija ta realizoja ashtu si duhej rolin. Nuk më stepte fakti që isha para një vepre krejtësisht të re, përkundrazi e shija si diçka pozitive dhe entuziaste, por ishte më tepër ndërtimi dhe tesitura e Rozaurës si personazh, pasi linja e saj vërtiteshe në regjistrin e mesëm dhe në një farë mënyre paraqiste vështirësi. Por si gjithmonë, me punë, vullnet dhe me dëshirë arrihet çdo gjë. Për këtë do të doja të bëja një falënderim për drejtorinë e TKOB për maestro Zhani Cikon dhe profesoreshën Edit Mihali, të cilët insistuan që unë të bëja këtë rol. Sigurisht që puna që kemi bërë ka qenë vërtetë shumë e madhe dhe intensive. Punë kjo, që konsistonte në deshifrimin jo vetëm të linjës muzikore të personazhit, por dhe zbërthimin psikologjik të tij. Ishim kasti i parë që do të interpretonim në një vepër komplet të re dhe të padëgjuar më parë dhe padyshim që përgjegjësia ishte e madhe. Sigurisht që kënaqësia ishte po aq e madhe, kur mendonim që do të ishim të parët që do të lançonim si vepër. Emocionet që më dhuroi Rozaura janë të vërteta dhe të forta. Janë emocione ndryshe nga rolet e tjera, që unë kam interpretuar më parë. Tek Rozaura zbulova një personazh që e karakterizonte jo vetëm temperamenti, përcjellja e një mesazhi të qartë dhe të fortë që ajo paraqet nga njëra anë, por dhe sensibilitet dhe një ëmbëlsi e pamasë. Linja muzikore e saj spikat mbi të gjitha linjat e tjera, është shumë e ndjerë dhe frymëzuese. Pa dyshim që merita i shkon maestros David Tukiçi, të cilit i është dashur rreth 3 vjet që të shkruante këtë vepër, të përmasave të kësaj natyre me vlera të padiskutueshme dhe me një ndjeshmëri të lartë.
-Sa e vështirë ishte të përshtateshit me rolin?
Përshtatja erdhi në mënyrë graduale dhe të natyrshme. Çështë e vërteta Rozaura në aktin e parë dhe pjesërisht në të dytin ajo prezantohet e maskuar si nj kavalier që vjen në Poloni me një qëllim në vetvete. Misioni i saj është hakmarrja e saj ndaj Astolfos, ky i fundit i kishte premtuar asaj besnikëri, por që në fakt ai e ka mashtruar. Në momentin që gjendet e veshur si një kavalier, si një djalë dashur pa dashur edhe lëvizjet duhet ti bëjë sikur të ishte i tillë, që të justifikonte rrobat që kishte veshur. Gjithsesi do të thosha që kjo nuk paraqiti ndonjë problem sa i përket interpretimit.
-Cili është momenti që mezi prisje të vinte në këtë vepër?
Të them të drejtën, çdo natë nga fillimi i veprës e deri në fund të saj e kam ndjerë dhe jam përpjekur ti jap rëndësinë e duhur. Por si tek çdo vepër, ndodh që të ketë kulminacione të ndryshme brenda saj, por unë do të thosha që aria e Rozaurës në aktin e tretë ishte jo vetëm kulminacioni i saj si personazh, por dhe i veprës në tërësi. Është një arie që dashur pa dashur të emocionon dhe të prek shpirtërisht. Rozaura në atë moment shfaq ëmbëlsinë e saj, është nj arie shumë intime, me fraza të mrekullueshme dhe shumë intensive. Kjo arie u prit shumë mirë nga publiku.
- Si erdhi bashkëpunimi me vëllezërit Tukiçi?
Personalisht them se kam pasur kënaqësinë e veçantë që të punoj me këta dy artistë dhe besoj se kemi bërë një punë të mirë sëbashku. Kemi punuar shumë që të arrinim cilësinë e duhur, pasi nuk viheshe në dyshim që muzika ishte e bukur dhe e shkruar me profesionalizëm, pasi i rëndësishëm ishte fakti si do e servirnim ne tek publiku. Them se të gjithë sëbashku ia arritëm qëllimit, pasi spektatori reagoi në mënyrë pozitive dhe e priti shumë ngrohtë, duke pasur parasysh se kjo ishte një vepër tërësisht e re, shumë origjinale, por që arriti të depërtonte në zemrat e spektatorit. Unë falënderoj maestron David Tukiçin, që ka shkruar këtë vepër që të realizoja pikërisht Rozaurën e parë në premierën e datës 28 prill në TKOB.
-Veç rolit të Rozaurës, çfarë mund të na thoni diçka tjetër rreth aktivitetit tuaj në skenën operistike, ndër vite?
Me nostalgji kujtoj gjithmonë rolin e parë që kam debutuar në skenën e TKOB, që ka qenë Margarita tek Fausti, të cilin e kam interpretuar që kur unë kam qenë akoma studente. Një rol i parë me të cilin fitova besimin e maestro Zhani Ciko, i cili ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë muzikantët e rinj. Angazhimet e mia më pas kanë qenë të njëpasnjëshme në skenën e TKOB për të vijuar më pas me Adelën në një tjetër opera, më pas me Rozinën tek Berberi i Seviljes, më pas kam interpretuar tek oratori i Hayden Krijimi roli i Evës, më pas vjen roli i Nanetës në operën Flastaf dhe për të mbërritur tek opera Porgy and Bess ku interpretova Serenën, po ashtu i rëndësishëm ka qenë dhe koncerti jubilar me rastin e 50 vjetorit të operës së parë Mrika, që u zhvillua në Shkodër. Veç operës impenjimet e mia kanë qenë të natyrave të ndryshme si koncerte, konkurse kombëtare etj.
-Një artiste e vlerësuar jo vetëm në skenën shqiptare, por dhe atë të huaj si ndihet një artiste shqiptare kur vlerësohet në skenat e botës?
Pjesëmarrja ime si brenda dhe jashtë vendit është shoqëruar gjithmonë me vlerësime të ndryshme. Jam vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në CV time unë numëroj 9 çmime, ku pjesa më e madhe janë të para. Ndjehem mirë dhe e kënaqur, por dhe shumë kërkuese ndaj vetes dhe me shumë përgjegjësi.
-Keni interpretuar dhe në skenën austriake, si jeni pritur atje?
Periudha e qëndrimit tim në Austri direkt sapo mbarova studimet e larta dhe emocionet që skena austriake më ka dhuruar do të mbeten gjithmonë të paharruara. Në Austri unë fillimisht u ftova nga drejtoresha artistike në teatrin Glagenfurt, ku ajo më ka vlerësuar dhe me çmim në një konkurs ku unë kam kënduar në Itali, dhe këtu më erdhi ftesa për të interpretuar në operën e Donizetit Elizir damor në rolin Zhanetës, ku përmes këtij roli më pas mua më erdhën dhe ftesa të tjera n koncerte gala të rëndësishme, që u zhvilluan atje. Gjatë qëndrimit tim atje unë pata fatin që të njihem me artistë, të cilët ishin të një niveli të lartë, gjë e cila ndikoi pozitivisht tek unë dhe më ndihmoi të rritesha artistikisht. Atje jam ndjerë vërtetë e vlerësuar, sepse sadisfaksioni që skena austriake më ka dhënë më ka bërë që unë të fitoja akoma më shumë besimin në vetvete.
-E ndërkohë si do të jetë në vijim aktiviteti juaj artistik në opera?
Në plan janë koncerte të ndryshme dhe sapo kam nisur punën për veprat që do të vihen në vijim në sk