E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet, të ardhurat nga bizneset VIP-a vetëm 60 për qind



Vetëm 60 për qind e të ardhurave të grumbulluar për periudhën e tre mujorit të parë të këtij viti janë grumbulluar nga taksat dhe kontributet e bizneseve të mëdha. Sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion, janë rreth 800 ndërmarrje, të cilësuara si firma VIP-a, të cilat paguajnë rregullisht detyrimet dhe kontributet e aktivitetit të tyre, pranë tatimeve. Në total, këto të ardhura konsiderohen të jenë në nivelin prej 60 për qind, duke i konsideruara bizneset VIP-a si kontribuuesit kryesor dhe më të rëndësishëm të buxhetit. Burime zyrtare pranë këtij institucioni njoftojnë për një bollëk të ardhurash që priten të vilen në çdo muaj pikërisht nga ana e bizneseve të mëdha, të cilët janë shtuar me kalimin e viteve. Sipas drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve më shumë se gjysma e të ardhurave pranë këtij institucioni është siguruar pikërisht nga taksat e paguara nga bizneset VIP-a. Ndërkaq, pas një takimi me krerët e Tatimeve shqiptarët rajonit në Uashington, FMN i kërkoi Shqipërisë që të reformojë sistemin tatimor, kryesisht tek bizneset e madha të konsideruar VIP-a. Drejtori i Tatimeve shpjegon se ndryshimet në ligj bëhen në kuadër të përfarimit të legjislacioni me BE. Në këtë mënyrë, tatimet njoftuan për kristalizimin e një ligji të ri për taksën e vlerës së shtuar në të ardhmen. Megjithatë, ligji i ri për TVSH që do të hartohet nga administrata tatimore nuk do të parashikojë ulje të nivelit të TVSH-së dhe as rishikim të skemës së rimbursimit. Ky ristrukturim vjen pas rekomandimeve të FMN-së.

25 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›