Armo: Për 4 muaj paguam 22 milionë USD akcizë nafte
Vetëm gjatë katër mujorit të parë të vitit 2009 kompania ARMO ka deklaruar dhe paguar në favor të buxhetit të shtetit më shumë se dyfishin e akcizës së paguar në katër mujorin e parë të vitit të kaluar kur dhe kompania ka qenë me kapital shtetëror. Kështu gjatë katër mujorit të parë të vitit 2009 niveli i akcizës së paguar është 2,177,078,249 lekë ndërkohë që në katër mujorin e parë të vitin 2008 ka qenë 890,000,000. Pra, buxheti i shtetit ka përfituar nga akciza e paguar nga kompania ARMO këtë vit më shumë se dyfishin e paguar vitin e kaluar. Kjo rritje e performancës së kompanisë ARMO nuk ka shkuar vetëm në përfitim të kompanisë, por dhe rritjen e mundësisë së shtetit shqiptar për të pasur më shumë të ardhura, të cilat shkojnë drejtpërdrejtë në favor të cilësisë së jetës të vetë shqiptarëve. Performanca e shkëlqyer në drejtimin e kompanisë ARMO bën që për herë të parë pas 30 vitesh në rafinerinë e Ballshit të prodhohet produkti eurodiesel, i certifikuar nga Inspektorati Qendror Teknik.