Jaka: Amnistia fiskale, tatimi të jetë deri në 5%
Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ka deklaruar në tryezën e organizuar për Amnistinë Fiskale se “mjafton të përmendim vetëm gjyqet pa fund mes qytetarëve e bizneseve për shlyerjen e detyrimeve, të cilat zgjaten e stërzgjaten duke harxhuar kohë dhe para’ nga palët, që ta cilësosh si të drejtë vendimin e qeverisë për amnistinë fiskale të detyrimeve të papaguara.” Sipas Jakës, Dhoma e Tregtisë ka qenë një nga iniciatoret kryesore që i ka kërkuar qeverisë për zbatimin e një mase të tillë, duke e cilësuar si fitimprurëse për ekonominë, biznesin dhe qytetarin.“Amnistia paraqitet me rëndësi për biznesin, pasi i siguron atij një frymëmarrje, duke i dhënë mundësi që të ecë para”, tha Jaka duke nënvizuar se çlirimi arrin kuotat e 20 mln eurove. Ai theksoi se komuniteti që ai përfaqëson nuk është dakord që në këtë amnisti të përfitojnë paratë e papastra apo bizneset e dyshimta dhe as politikanët e zyrtarët e shtetit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka qenë e para që në fillim të vitit 2010 u propozoi financave nisjen e procesit për kryerjen e një amnistie fiskale të mundshme, pasi pas 20 vjetësh tranzicion është e domosdoshme një gjë e tillë ashtu siç ka ndodhur në gjithë botën