Rimbushjet me AMC, shpallet fituesi i makinës Volkswagen
13/01/2010 Mobal Shop i dorëzon makinën fituesit të lotarisë gjatë tre muajve të fundit
Çmimi i madh i lotarisë së organizuar nga rrjeti i dyqaneve M-Shop gjatë këtyre 3 muajve ishte makina Volkswagen Sciroço, të cilën e ka fituar Vehbi Hoxha. Ai u bë pronar i makinës vetëm nga një rimbushje e telefonit në dyqanin e M-Shop në Babrru, ku banon. “Falënderoj M-Shop që vetëm nëpërmjet rimbushjes së telefonit më bëri një dhuratë të tillë. Jam shumë i lumtur pasi nuk e prisja që do të fitoja një Volkswagen Sciroço”, - u shpreh ai. Çelësat e makinës ju dorëzuan nga Thanasis Paraskevas përfaqësues i M-Shop. Pjesë e kësaj lotarie ishin të gjithë klientët me parapagesë të AMC-së, të cilët gjatë periudhës 3-mujore të konkursit rimbushën numrin e telefonit, bënë blerje në dyqanet M-Shop apo kryen rimbushje vetëm me AMC Fleks. Lotaria u organizua në praninë e një noteri, i cili ndoqi të gjithë procesin e përzgjedhjes së fituesit. Për të qenë sa më transparentë me klientët e saj besnikë, personeli i Mobal Albania–s dhe i AMC-së nuk morën pjesë në lotari. Mobal u themelua në vitin 2007 dhe u prezantua si kompania më e madhe dhe partneri strategjik i AMC. Mobal zotëron 80 për qind të dyqaneve të AMC në të gjithë vendin duke qenë rrjeti më i madh dhe më serioz. M-Shop do të vazhdojë t’ju sigurojë klientëve shërbime cilësore, produkte të reja dhe zgjidhje të përshtatshme komunikimi.