E Diel, 1 Nëntor 2026

Slavtcho Neykov: Qeveria dhe Prifti, punë të shkëlqyer për të kontrolluar situatën

Komuniteti për Energjinë e Evropës Juglindore, me qendër në Vjenë, Austri, pasi është njohur me gjithçka ka ndodhur në vendin tonë, lidhur me përmbytjet e shkaktuara si pasojë e motit në Shkodër, ka dhënë vlerësime maksimale për menaxhimin e kësaj situate nga ana e qeverisë dhe vetë ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Drejtori i “Energy Community”, z. Slavtcho Neykov, nëpërmjet një letre, në emër të sekretariatit të këtij Komuniteti për Energjinë në Evropën Juglindore, i shprehu ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikes, z. Dritan Prifti, konsideratat e tij më të larta dhe të sinqerta për të, si dhe për institucionin që ai drejton, për menaxhimin efektiv të situatës kritike të krijuar në vend nga përmbytjet në pjesën veriore të vendit. “Shirat dhe dëbora e vitit të fundit kanë shkaktuar prurje shumë të mëdha, duke krijuar një gjendje të emergjencës civile dhe për këtë vlerësohet ndërhyrja tepër profesionale e qeverisë për shkarkimin e ujërave, për të siguruar një ekuilibër të sigurt, për të ardhmen, duke iu larguar një rreziku më të madh”, - shkruan z. Slavtcho Neykov. Ai shpreh sigurinë e tij se qeveria shqiptare do të marrë të gjitha masat e tjera të nevojshme në interes të popullit shqiptar dhe se monitorimi kaq i mirëfilltë dhe i vazhdueshëm ka siguruar kujdesin ndaj jetës së njerëzve dhe ka ndaluar rrezikshmëri të tjera më të mëdha. Gjithashtu, z. Slavtcho Neykov shpreh keqardhjen e tij për ato 10.000 hektarë dhe më shumë se 2.400 shtëpi të përmbytura dhe rreth 5.000 njerëz që janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, duke vlerësuar besimin e tij se situata është nën kontroll të mirëfilltë dhe profesional.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›