Jaka: Paratë e çliruara nga amnistia t’i rikthehen biznesit si kredi
Biznesi ka shfaqur pretendimin më të fundit, përsa i përket procesit të Amnistisë Fiskale, para se ky projektligj të shkojë në kuvend. Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe industrisë, ka kërkuar nga qeveria që shuma e çliruar nga Amnistia Fiskale t’i rikthehet biznesit, duke e ndihmuar atë me kredi të buta për të investuar. Pritet përgjigjia e Financave për këtë kërkesë, ndërsa nuk dihet ende nëse biznesi do të përfitojë nga kjo amnisti, pasi gjithçka mbetet në duart e votave të opozitës. Nëqoftëse opozita nuk do të votojë, biznesi nuk do të përfitojë.