Jaka: Shqipëria, e hapur për investimet malazeze
kreu i dhomës së Tiranës u ka bërë të ditur anëtarëve të delegacionit malajzian ndryshimet ligjore probiznes të bëra në Shqipëri. Mendoj se vizita juaj sot dhe pas takimeve që keni patur me drejtuesit më të lartë të qeverisë kërkon një prezantim të resurseve tona për të investuar këtu. Mendoj dhe ju ftoj sinqerisht të bëni atë çka është bërë në vendin tuaj duke sjellë eksperiencën tuaj dhe duke investuar në një terren të përshtatshëm, tha Jaka. Unë këtu nuk flas zyrtarisht pasi nuk jam më kryeministër. Por unë jam shumë i interesuar që bashkëpunimi mes vendeve tona të jetë sa më i frytshëm. Ne vijmë këtu me dëshirën për të investuar dhe mundësitë për ta bërë këtë ekzistojnë, tha Mohamed. Ish- kryeministri i Malajzisë, Mohamed që po zhvillon një vizitë në vendin tonë, pas takimeve me personalitetet e larta të vendit ndalesë të rëndësishme kishte bashkëbisedimin me sipërmarrës, të cilët e garantuan atë për bashkëpunim. Kur në protokollin e vizitës tuaj në vendin tonë ishte përcaktuar dhe një takim i veçantë me Dhomën e Tregtisë dhe bizneset që ajo përfaqëson, u ndiem të obliguar dhe të nderuar që kishe zgjedhur pikërisht biznesin për të prezantuar investimet malazeze. Kompanitë shqiptare që importojnë nga Malajzia shtohen dita ditës, duke bërë prezente në tregun tone produkte të ndryshme të industrisë elektrike, elektronike, porcelanit etj,.Volumi i importit nga Malajzia në vitin 2009 arriti në shifrën e rreth 5.4 milion dollarë kur para pesë vjetësh, në vitin 2004 ishte pak më shumë se 1 milion dollarë. Përfaqësuesi e Dhomës së Tregtisë pohuan se aktualisht Shqipëria ka mundësi konkrete që investimet tuaja të mos kufizohen vetëm në eksportin e teknologjisë, produkteve industriale të gatshme por, të operojnë me transferimin për në Shqipëri të teknologjisë tuaj, duke qëndruar në ato dy sektorë që unë përmenda më sipër, turizëm dhe infrastrukturë, por pse jo dhe në atë të nxjerrjes dhe përpunimit te mineraleve, industrisë elektrike dhe elektronike etj.