E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jaka kundër ligjit për tatimet

Biznesi i propozon qeverisë një mënyrë të re për shlyerjen e borxheve që ka ndaj tyre. Në bazë të kësaj platforme kërkohet likujdim i borxheve që ka qeveria me anë të over drafteve.

Këtë e deklaroi në një konferencë për shtyp kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka. Sipas Jakës tashmë po punohet për një platformë të tillë dhe ministria e financave duhet të gjejë mënyrën e bashkëpunimit me bankat e nivelit të dytë.
 

Ndërkohë Dhoma e Tregtis doli kundër ndryshimeve të ligjit “Për Tatimin mbi të ardhurat" që pritet të diskutohet në këshillin e biznesit i cili parashikon parapagim me tre muaj të kësaj takse. Kreu i biznesit ndërkohë deklaroi se sipërmarrja shqiptare po kalon mjaft momente krize.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›