E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seiko Depozitat e 1 milion e 500 mije depozituesve jane te mbuluara

Depozitat e 1 milionë e 500 mijë depozituesve janë të mbuluara. E në rast se një bankë falimenton apo ka probleme financiare, paratë e këtyre depozituesve kthehen në nivelin e 25 milionë lekëve maksimalisht. Sipas statistikave, rezulton se 95 për qind e depozituesve janë të vegjël dhe kanë shuma të depozituaara në masën e nën 25 milionë lekëve të vjetra. Kurse, pjesa tjetër prej 5 për qind, përbën ata depozitues të pasur, depozitata e të cilëve i kalojnë vlerën e 25 milionë lekëve.

Garancinë e mbulimit të 95 për qind të depozituesve e jep Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Drejtoresha e këtij institucioni, Silvana Seiko gjatë raportimit që bëri në komisionin e Ekonomisë dhe të Financave deklaroi se depozitat janë shtuar nga viti në vit. Sipas saj, depozitat e siguruara kanë një vlerë totale prej 736 miliardë lekë.

Sipas informacioneve nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, mësohet se 90 për qind e këtyre depozitave investohen në bonot e thesarit të qeverisë.

Ekzistenca e një institucioni si Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka dhënë gjithmonë doza besimi tek depozituesit shqiptarë, të cilët dhe në kushtet e përhapjes së krizës ekonomike në rajon, nuk i tërhoqën depozitat e tyre, siç ndodhi në shtetin fqinj, Greqi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›