E Diel, 1 Nëntor 2026

Jakaj: Gjykata më shpalli të pafajshëm. Ministria: Zgjedhja, e pavlefshme

TIRANË (UPDATE)- Nikolin Jakaj, i zgjedhur në krye të Dhomës së Tregtisë ka reaguar sot pas deklaratës së Ministrisë së Ekonomisë, e cila e quajti të pavlefshme zgjedhjen e tij.

"Kam dorëzuar pranë sekretariatit të Dhomës së Tregtisë vendimin e prerë të gjykatës së Apelit e cila më shpall të pafajshëm"- ka thënë ai gjatë një prononcimi televiziv.

Sipas tij, Ministria e Ekonomisë nuk ka marrë informacionin e duhur mbi procesin dhe se zgjedhja e tij në krye të Dhomës së Tregtisë është bërë në përputhje me gjithë rregullat.

Dje Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes permes nje njoftimi per shtyp e ka quajtur te pavlefshem zgjedhjen e Nikolin Jakes ne krye te Dhomes se Tregtise. Me poshte njoftimi zyrtar i Ministrise qe tashme drejtohet nga Dritan Prifti:


'Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes eshte informuar permes Sekretarit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane per zgjedhjen e rrufeshme te Kryetarit te ri te Dhomes se Tregtise, pas doreheqjes se z. Gjoke Uldedaj, i cili eshte zgjedhur deputet.
Ne veshtrim te pare, pervec ngutjes dhe hapesirave te pakta per te bere fushate nga kandidatet rivale, duket qarte qe zgjedhja e Kryetarit te ri bie ndesh me statutin e insitucionit, neni nr.6, i cili thote se asnje anetar asambleje nuk mund te zgjidhet nese eshte i denuar me vendim gjykate te formes se prere per vepra penale.
Z. Nikolin Jaka pretendon se ka fituar pafajesi nga gjykata ne lidhje me denimin dhe burgosjen e tij per veper penale, por nuk kishte paraqitur perpara asamblese se Dhomes se Tregtise Tirane asnje dokument qe verteton kete, kusht i domosdoshem sipas kerkesave te statutit. METE eshte informuar se Prokuroria vazhdon te ndjeke ceshtjen me Z. Jaka ne Gjykaten e Larte. Ky fakt tregon se pafajesia e Z. Nikolin Jaka nuk eshte nje proces i mbyllur nga gjyqesori.
Zgjedhja e Z. Nikolin Jaka ne kete menyre eshte e pavlefshme sipas rregullave te vete Statutit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane.

************


TIRANË - Prej sot në krye të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, do te jete ish- zv.ministri i Transporteve Nikolin Jaka. Ai u zhduk nga jeta politike, pas një viti burg për korrupsion në tenderat e rrugëve. Jaka më parë ka qenë edhe sekretar i Dhomës së Tregtisë.


Zgjedhjet për kreun e ri u zhvilluan pasi Gjok Uldedaj u bë deputet në zgjedhjet e qershorit.

Në garë për kryetar të ri të Dhomës së Tregtisë ishin edhe Edmond Rusmajli dhe Sami Celaj, por shumicën e votave i ka marrë ish-zëvendësministri i Transporteve.


Jaka, ish zv.ministër i Transporteve u arrestua nga një operacion i policisë i quajtur 'Duart e pastra'.

Ai u vu në pranga bashkë me nëpunës të tjerë të ministrise se Transporteve, nën akuzë për korrupsion me tenderat e e rrugëve.

Gjykata e Tiranës e dënoi me 1 vit e 20 ditë burg, 800 mijë lekë gjobë si dhe i hoqi të drejtën e ushtrimit të profesionit për tre vjet, ndërsa Gjykata e Apelit, e rrezoi kete akuze.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›