Veterani i Luftës së Vietnamit inkurajon hendikepatët kosovarë

Prishtinë, 17 gusht - I mbetur pa një dorë dhe pa të dyja këmbët në Luftën e Vietnamit, 40 vjet më parë, Chad Colley, sot një luftëtar për të drejtat e hendikepatëve, ka ardhur këto ditë në Kosovë për t’u dhënë zemër njerëzve të shtetit të ri, që të artikulojnë më mirë të drejtat e tyre.
Chad Colley u rrëfeu të martën jetën e tij të bujshme dhjetëra anëtarëve ferizajas të shoqatës “Hendifer”, një jetë e mbushur me plot pësime, sakrifica, por edhe kurajo, që nga çasti kur atij iu amputuan gjymtyrët e trupit, ka raportuar KosovaLIve.
“Tani unë kam një sfidë të madhe për të ndërmarrë”, i kishte shkruar gruas së tij Colley, vetëm tri ditë pasi kishte dalë nga operacioni. Ai synonte të fillonte karrierë të re, duke u bërë pronar kompanie dhe të merrej intensivisht me sport. Kjo rrugë optimizmi që zgjodhi, i ka sjellë dy medalje të arta në lojërat paraolimpike në skijim dhe karrierë në punë.
“Isha njeri i tërhequr, që nuk i bija në sy askujt. Por më vonë e kuptova se hapi i parë për të luftuar për të drejtat e tua, është t’iu drejtohesh njerëzve, të flasësh me ta, t’ua tregosh historinë dhe hallin tënd”, u tregonte Colley hendikepatëve ferizajas të martën.
Ai mendon se ka dallime të shumta ndërmjet kushteve në të cilat jetojnë personat me aftësi të kufizuara në Shtetet e Bashkuara dhe atyre në Kosovë, por sfidat janë pak a shumë të njëjta: mungesa e mjaftueshme e vëmendjes së shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi, margjinalizimi, e deri diku edhe vetëmargjinalizimi i këtij grupi shoqëror.
“Gjëja e parë që duhet të bëni për suksesin tuaj, është t’i ndryshoni qëndrimet tuaja. Nuk mund të prisni nga një person i shëndoshë, ta ngrisë zërin për ju, siç mund ta ngrisni vetë. Ju jeni persona të rëndësishëm dhe duhet të veproni që të tjerët t'ua kuptojnë këtë”, porositi Colley.
Koncepti i veteranit të Luftës së Vietnamit, Chad Colley, është se shteti nuk u takon vetëm udhëheqësve dhe politikanëve, por të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuar. Mirëpo, nuk mjafton vetëm ta dish këtë fakt. Duhet luftuar për jetësimin e tij, thotë Colley.