E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar anëtarë të Komitetit Ndërministror të Ekonomisë, Të nderuar të ftuar, E thirra sot mbledhjen e këtij komiteti për të vlerësuar së bashku me ju dhe në funksion të publiku

Të nderuar anëtarë të Komitetit Ndërministror të Ekonomisë,
Të nderuar të ftuar,

E thirra sot mbledhjen e këtij komiteti për të vlerësuar së bashku me ju dhe në funksion të publikut të gjerë ecurinë e deritanishme të reformave në sektorët të rëndësishëm dhe njëkohësisht të ndjeshëm për njerëzit, pra të sektorëve të energjisë dhe të telefonisë fikse. Siç e dini transformimet e realizuara në këto fusha janë pjesë organike e reformave që lidhen me marrëveshjes të stabilizim asociimit që po e afrojnë më shumë Shqipërinë me BE-në. E kemi deklaruar dhe e përsërisim se këto reforma janë në radhë të parë në interes të vetë shqiptarëve, pavarësisht se ne momentin e parë ato kanë kostot e veta. Vetëm në këtë rrugë do të përmirësojmë kualitetin e jetës së qytetarëve për ta sjellë atë në standartet europiane. Unë nuk besoj se është koha për të vënë në diskutim më nevojën për këto reforma, të cilat nuk i japin rezultatet që në momentet e para, pasi çdo reformë ka nevojë për një kohë maturimi. Në të vërtetë faza e shpjegimeve të tilla ka kaluar, pavarësisht disa sjelljeve anti-reformë të opozitës së vjetër. Gjithsesi, qeveria i konsideron edhe faktorët e tjerë politikë si kontribues qëe ndihmojnë në rritjen e mëtejshme të transparencës ndaj publikut. Është fakt që shumë pak është bërë për të sqaruar opinionin se qeveria ka bërë vetëm miratimin e strategjive dhe metodologjisë së këtyre reformave, pra të rregullave kuadër dhe nuk ka kompetenca për përcaktuar nivelet e tarifave, por vetëm mënyra e rregullimit të tyre është juridiksioni ynë. Vetë tarifat janë përcaktuar nga institucione ligjërisht të pavarura nga qeveria, që zgjidhen nga Kuvendi, siç janë Enti Rregullator i Energjisë dhe Enti Rregullator i Telekomunikacioneve.

Kostot që vijnë nga këto reformat janë të ndjeshme, sepse lëvizin nga një realitet i vjetër për t'iu afruar tregjeve rajonale dhe atyre të BE-së dhe këto kosto nuk mund të rëndojnë pjesërisht mbi shtresën sociale, por duhet të shpërndahen për t'u përballuar nga të gjithë. E filluam këtë vit, sigurisht jo pa probleme, me përballimin e kostove që krijoi ngritja e tarifave të Energjisë elektrike dhe të shërbimeve të telefonisë fikse, të cilat vazhdojnë të shiten ende nën kosto. Ne do të vazhdojmë gjatë vitit edhe me paketa të tjera reformash që i shërbejnë integrimin më të shpejtë europian të vendit.

Unë pranoj në emër të Qeverisë se duhet të ishte bërë më shumë prej saj për krijimin e kushteve që përgatisin publikun e gjerë për efektet e këtyre reformave. Kjo ka sjellë jo rrallë herë komunikim të tensionuar ndërmjet përfaqësuesve të publikut dhe institucioneve shtetërore, apo edhe ndërmejt këtyre të fundit me njëri tjetrin. Në radhë të parë tërheq vemendjen tuaj, të nderuar ministra, që të jeni në kontakt të vazhdueshëm me publikun, për t'i shpjeguar njerëzve nevojën, kostot, përfitimet dhe ecurinë e reformave; për t'i shpjeguar jo vetëm arritjet në menazhimin e KESH-it, psh, por edhe nevojën për një treg dhe çmim të integruar të energjisë dhe për përdorimin më të gjërë të burimeve alternative që e zgjidhin përfundimisht problemin. Në të njëjtën logjikë, është i pafalshëm vakumi informativ i krijuar për gjendjen e telekomit, gjë që shpërdorohet nga opozitarët antireformistë që vazhdojnë të helmojnë opinionin për arsye thejsht elektorale.

Eshtë detyrë jona që të menaxhojmë me kujdes dhe të marrim të gjitha masat e mundëshme për zbutjen e efekteve të reformave dhe ky është edhe qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje e cila gjithashtu do të rivlerësojë hapat e hedhur deri tani. Kemi bërë shumë, por më tepër na mbetet për të bërë.

Kjo mbledhje prezanton paketën e zbutjes së efekteve të reformave në energji dhe telefoni. Të gjitha këto veprime ekzekutive do të shqyrtohen nga ky komitet dhe në përfundim do të dalim me vendime konkrete të adresuara në trupat vendimarrëse përkatëse .

Në fushën e energjisë Elektrike, rritja e cmimit ka prodhuar një efekt, që pavarësisht nga mënyrat e kalkulimit, është i ndjeshëm për qytetarët. Masat që kemi marrë deri tani për trajtimin e 191 000 familjeve në nevojë me kompensim financiar prej 253 milion lekë për të kompensuar rritjen e çmimit, indeksimi i pagave dhe pensioneve që ulu efektet anësore të rritjes së çmimit të energjisë në shportën e mallrave të konsumit, mesa duket ka nevojë për disa veprime të tjera ekzekutive. (Në lidhje me këtë kërkoj që pas fjalës sime Ministri i Punës të raportojë se si është realizuar deri tani skema e kompesimit të shtresave në nevojë sipas VKM-së) Ne do të vazhdojmë përmirësimin e shërbimit të pulikut për furnizimin e tij me energji elektrike në lidhje të drejtpërdrejt me vjeljen e të ardhurave nga pagesat e faturave të konsumit të energjisë. Sic jeni të informuar edhe në materialet që keni përpara, është bërë një progres shumë i madh në këtë drejtim falë punës së mirë menaxhuese të kompanisë KESH sh.a, por kemi ende probleme vecanërisht me zona të posacme si Shkodra apo Vlora. Përvec kësaj kemi ende detyrime të pambledhura në vite nga konsumatorët, për të cilat unë propozoj të veprohet si më poshtë:

1- Të gjithë konsumatorët familjarë që kanë detyrime të pashlyera ndaj KESH-it, qysh nga viti 1994, u falen detyrimet, me kusht që efektet të fillojnë nga momenti kur konsumatori të pranojë instalimin e matësit të energjisë elektrike. Kjo shumë arrin në 13.1 miliard lekë të reja dhe prej saj përfitojnë zonat si më poshtë: zona Shkodër, Tropojë, Koplik, Has, Kukës, Lezhë, Pukë në 3.8 miliardë lekë; zona Tiranë 1.9 miliardë lekë; zona Durrës, Krujë Kavajë, Shijak 1.2 miliardë lekë; zona Fier, Mallakastër, Patos, Vlorë në 2.3 miliardë lekë, Burrel, Mat, Bulqizë, Laç, Dibër, Mirditë me 1.15 miliardë lekë; zona Berat, Skrapar, Kuçovë, Lushnjë me 1.3 miliardë lekë; zona Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin 0.6 miliardë lekë.

2- Të gjithë ata debitorë që janë punonjës shteti, sipas procedurave ligjore në fuqi, do të ftohen të paguajnë shumat e faturuara nga listpagesat. Në rast të kundërt ndaj tyre do të merret masë disiplinore e rëndë, pasi ne nuk mund të ushtrojmë përgjegjësitë tona publike me nëpunës debitorë. Për këtë qëllim kam lëshuar një urdhër i cili tashmë është në fuqi dhe gjendet në dosjet tuaja të punës.

3- Të gjitha institucionet buxhetore detyrohen të shlyejnë të gjitha faturat e prapambetura. Ministri i Financave të marrë masat përkatëse që të disiplinojë shpenzimet operative që lidhen me prioritetete e radhës së pagesës në dobi të shlyerjes së detyrimeve për energjinë elektrike. Ne nuk mund të tolerojmë që institucionet shtetërore të vazhdojnë të blejnë makina dhe paisje të reja, të përdorin pa limit telefonat dhe të vazhdojnë të kenë borxhe ndaj KESH-it.

4- Gjithashtu urdhëroj ngritjen dhe funksionimin e taskforcave operacionale ndërmejt policisë elektrike dhe asj të rendit për të mbështetur opoeracionin e vendosjes së matësave në të gjithë vendin dhe ndërperjen e vjedhjes së energjisë. Për këtë kërkoj që brenda një jave KESH të paraqesë një plan masash me afate të përcaktuara për mbylljen një herë e përgjithmonë të kësaj mungese dhe të kemi matësa të instaluar për të gjithë konsumatorët, pas 13 vjetësh.

5- Ministri i Financave dhe ministri i Energjisë të studiojnë dhe të sjellin për vendimmarrje për mbledhjen më të afërt të qeverisë, reduktimin në 0 të tarifës doganore të gazit të lëngët, si burim alternativ energjie, si dhe të zbatojnëi një kontroll më të rreptë mbi tregun e gazit të lëngshëm për të shmangur rritjen abuzive të çmimit të tij.

6- Njëkohësisht u kërkoj gjithë organeve vendimarrëse dhe atyre zbatuese të fushës së ndërtimeve të zbatojnë me përpikmëri ligjin për ruajtjen e energjisë në banesa dhe ngrohjen e ndërtesave me lëndë alternative me kosto më të ulët se energjia elektrike. Kjo kërkon disiplinim të ndërtuesve që në fazën e miratimit të lejeve të ndërtimit dhe me tej në zbatimin e tyre në praktike, çka presupozon një përfshirje më të mirë të qeverisjes vendore në këtë proces. Ministri i Rregullimit të Territorit, në bashkëpunim me ministrin e energjisë të marrin masa konkrete për këtë qëllim.

Të gjitha këto veprime ekzekutive, të nderuar pjesmarrës i kushtojnë shtetit mbi 15 miliardë lekë ose rreth 145 milionë dollarë, kjo kosto shtesë shkon në favor të shtetasve si pagesë sociale për zbutjen e efektit të reformave të energjisë. Natyrisht me përparësi do të vazhdojnë të trajtohen shtresat sociale në nevojë, me qëllim që të mbyllen edhe gojët e dështuara politike që më rezultojnë gjithashtu në nevojë.

Në fushën e shërbimeve të telekomunikacionit, dëshiroj të përqëndrohem në tre çështje kryesore: në reformimin e kompanisë Alb-Telekom sh.a, në zbutjen e efekteve sociale për shkak të tarifave të reja dhe në rinegociimin e marrëveshjeve të interkonjeksionit.

Marrëveshjet e interkonjeksionit të kompanive private me Albtelekomin, janë një histori e gjatë në shtetit tonë në këto vite tranzicioni. Arritja e këtyre marrëveshjeve ishte ngushtësisht e lidhur me futjen në treg të kompanive celulare, të cilat i kanë kondicionuar shtetit shqiptar marrëveshje të cilat tashmë ka ardhur koha të rivlerësohen mbi standarte të tregut të sotëm. Në kuptimin ligjor, kjo është është e paatakueshme, por në logjikën e tregut rivlerësimi që kërkojmë të bëhet duhet t'i shërbejë shëndoshjes ekonomike të Albtelekomit si pasuri strategjike e shqiptarëve në prag të privatizimit dhe përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve. Ky komitet ftohet sot të vlerësojë hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për përmirësimin e rregullave në tregun e shërbimeve të telekomunikacionit. Zhurma politike e krijuar për këtë çështje, dëshmon edhe njëherë nevojën për më shumë informacion ndaj publikut dhe shkëmbim më të mirë të informacionit zyrtar ndërmejt insitucioneve të zgjedhura nga parlamenti dhe atyre të administratës publike. Komisioni hetimor parlamentar i ngritur për këtë qëllim shpresoj të ndihmojë për rritjen e transparencës në të gjitha drejtimet.

Veprimet që u ndërmorrën javën e shkuar për ndryshimin e drejtuesve të TELEKOM, drejtorisë së telekomunikacionit në Ministri dhe për drejtimin e Entit Rregullator (ERT), nuk janë thjesht lëvizje emrash. Kam urdhëruar ministrat e Telekomunikacionit dhe të Ekonomisë për të përgatitur një paketë më të gjerë reformash që shëndoshin situatën ekonomike e financiare të Albtetekomit si dhe e përgatisin atë për privatizim. Shembujt që kemi ndjekur me Bankën e Kursimeve apo INSIG, duhet të jenë modeli më i mirë edhe për rastin e TELEKOM-it shqiptar. Unë kërkoj permiresim rrenjesor ne menaxhimin e kësaj shoqerie publike me qellim perballimin e situates se krijuar dhe pergatitjen e shoqerise per privatizim të sukseshëm. Në këtë kuadër propozoj të vlerësojmë dhe të vendosim për këto masa konkrete:

1- ALBTELEKOM sh.a te permiresoje ne menyre rrenjesore marketingun dhe marredheniet me publikun per permiresimin e imazhit te demtuar dhe për të rikuperuar vlerën e tregut të munguar subjektivisht.

2- Brenda nje kohe te shkurter shoqeria te paraqese nje informacion te detajuar mbi ecurine e marreveshjeve te interkoneksionit me operatoret e tjere shoqeruar me analizen dhe propozimet per rrugezgjidhjen e problemeve te ndeshura;

3- Ne perputhje me angazhimet e qeverise, Albtelekom SH.A duhet te gjeje rruget me te mira te mundshme per realizimin e investimeve qe kane pesuar renie dhe ne menyre te vecante te nisi ndertimin e rrjetit saj GSM, në përputhje me licencën e tretë celulare;

4- Sipas angazhimeve te qeverise dhe per te permiresuar situaten financiare, Albtelekom te arrije menjehere marreveshje të reja me klientët e vet per skedulimin dhe shlyerjen e detyrimeve te prapambetura.

5- Deri ne privatizim Albetelekom sh.a duhet te perfitoje nga nje asistence e specializuar nderkombetare ne administrim qe do te ofronte nje ekspertize profesionale edhe ne caktimin e tarifave ne perputhje me standartet nderkombetare

Reforma në Albtelekom eshte diktuar nga disa faktore ku mund te permendet:
• rritja e konkurences ne tregun e telekomunikacioneve;
• nevoja e permiresimit te sistemit tarifor me synim rritjen e vleres se kompanise në treg;
• liberalizimi i tregut te telekomunikacioneve;
• kompaktesimi i kompanise perpara privatizimit

Për të zbutur efektin social te tarifave dhe per te stimuluar shërbimet ne kete sektor, eshte e nevojshme qe te bëhet një riskedulim tarifor duke nxitur përdorimin e thirrjeve urbane me tarife të reduktuar apo me forma të tjera promocioni, që ndihmon qytetarët të kryejnë shërbimet e tyre dhe njëkohësisht ruan parametrat e të ardhurave të kompanisë sipas parashikimit. Kjo është detyrë e këshillit Mbikqyrës të kompanisë dhe e ministrit të Telekomunikacionit dhe atij të Ekonomisë.

Më lejoni të paraqes para jush dy variante që synojnë zbatimin e politikave sociale të drejtpërdrejta për të shoqëruar kostot e reformave në shoqërinë e telekomunikacionit:

Varianti 1: Tarifa për mirëmbajtje të pakësohet për kategorinë Familjarë nga 300 ne 200 lekë. Të operohet me tarifa të diferencuara ku për 600 impulset e para tarifa të ulet në 50% të saj. Edhe kjo për kategorinë Familjarët dhe do të thotë që konsumatorët familjarë do të kenë çmimin e ri për 200 minuta bisedë telefonike në muaj, gjë që do të thotë se fatura mujore e një abonenti familjar prej 600 lekësh përfshin pagesën për mirëmbajtje, TVSH dhe bisedën lokale prej 200 minutash.

Varianti 2: Ulja e tarifës së mirëmbajtjes mbetet si në variantin 1, kurse tarifa për impuls e reduktuar si më sipër llogaritet vetëm për 450 impulset e para.

Për të gjitha këto çështje unë kërkoj vëmëndjen tuaj që pas vendimarrjes së sotme të jemi më korrektë, transparentë dhe aktiv në komunikimin me publikun.

Nisim nga shqyrtimi një për një i të gjitha elementëve për vendimarrjen përkatëse.

Të nderuar zotërinj,

Masat e propozuara më sipër në asnjë mënyrë nuk duhet të perceptohen si ndërprerje e reformës dhe kthim prapa. Qeveria që unë drejtoj mbetet plotësisht e angazhuar në përshpejtimin e reformave integruese dhe masat që propozohen janë vetëm ndërhyrje ekzekutive për të zbutur dhe shpërndarë në mnëyrë të drejtë efektet sociale të këtyre reformave.

Faleminderit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›