Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle është mbledhur sot Komisioni shtetëror për projektin kombëtar "Studimi rajonal i hapësirës Tiranë-Durrës". Duke marrë në konside
Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle është mbledhur sot Komisioni shtetëror për projektin kombëtar "Studimi rajonal i hapësirës Tiranë-Durrës".
Duke marrë në konsideratë zhvillimin e deritanishëm dhe të së ardhmes dhe problematikat e krijuara, Komisioni mori në shqyrtim rregulloren e funksionimit të omisionit dhe të Njësisë së Koordinimit të projektit, si dhe vendimin për fazat paraprake të zhvillimit të tij.
"Rajoni Tiranë-Durrës karakterizohet nga një numër i madh e kompleks avantazhesh e problemesh që janë të lidhura me demografinë dhe situatën shoqërore, strukturën ekonomike dhe përdorimin e tokës, infrastrukturën komunale teknike për sigurimin e shërbimeve të popullsisë, infratsrukturën sociale, mjedisin dhe zhvillimin rural, ndaj kërkon angazhimin dhe përgjegjësinë institucionale të të gjithë faktorëve në realizimin e këtij projekti të madh", është shprehur Z. Dokle.
Studimi rajonal i hapësirës Tiranë-Durrës është bërë nga Instituti i studimeve dhe Projektimeve të Urbanistikës dhe synon që mbi bazën e gjendjes ekzistuese të përcaktojë tendencat aktuale të zhvillimit të këtij rajoni, si dhe të propozojë një politikë territoriale në këtë hapësirë. Konceptimi i zhvillimit të rajonit ka përfunduar në formën e një drafti, që sëbashku me shumë projekte të tjera që operojnë në këtë rajon si ai i Planit Strategjik për Tiranën e Madhe, Plani Rregullues i qytetit të Kamzës, Plani Rregullues i qytetit të Vorës, si dhe projekte të tjera infrastrukturore do të jenë pjesë e këtij projekti rajonal Tiranë-Durrës, si aktorë që veprojnë në këtë rajon.
Këshilli i Ministrave ka vendosur dy vjet më parë shpalljen "Projekt Kombëtar" të Studimit Rajonal të Zhvillimit të Hapësirës Tiranë-Durrës dhe ngritjen e Komisionit Shtetëror, i cili do të ndjekë realizimin e këtij projekti.