E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar pjesëmarrës, U bënë disa mbledhje të KRRTRSH të Shqipërisë ku me një vendimmarrje energjike po u çelim rrugë ndërhyrjeve me karakter sistemues, duke vënë bazat për një

Të nderuar pjesëmarrës,

U bënë disa mbledhje të KRRTRSH të Shqipërisë ku me një vendimmarrje energjike po u çelim rrugë ndërhyrjeve me karakter sistemues, duke vënë bazat për një rregullim urban dhe ligjor të territoreve të dhunuara në vite nga valë të njëpasnjëshme ndërtimesh abuzive, për shkak interesash spekullative që kanë sjellë edhe kaos, në kundërshtim pra me interesat publike të cilat sipas standarteve të një shteti demokratik ne kemi për detyrë tí administrojmë. Mbledhja e sotme e Këshillit është një tjetër provë se një Shqipëri normale vazhdon të funksionojë, një Shqipëri ku vendimmarrja pasqyron edhe interesat për një ndryshim të shpejtë drejt standarteve euro-atlantike, lëvizja qytetare, sipërmarrja e lirë, kontributet e partnerëve ndërkombëtarë në këtë rrugë zhvillimi janë të bashkërenduara jo keq, si dhe në këtë aktivitet të sotëm, duke treguar efikasitetin e punës. Si në çdo vend tjetër demokratik ne jemi mësuar të bashkëjetojmë edhe me kundërshtimin, me debatin e hapur dhe dhe të lirë, apo me protestën e ligjshme. Jemi mësuar të ndajmë kështu, sëbashku me taksapaguesit shqiptarë edhe kostot e formimit demokratik të politikës, të shoqërisë, të mentalitetit qytetar a më gjerë në përgjithësi.

ne kemi marrë vendime shumë të rëndësihme sëbashku në Këshillin Kombëtar të Rregullim Territorit, të cilat janë pasuar nga aksione në shkallë gjithnjë e më të gjërë të organizmave ekzekutivë të Policisë së Ndërtimit që kanë reduktuar hapësirat e uzurpimeve dhe kanë disiplinuar zhvillimin urban apo nënurban, krahas vendosjes në binarë të saktë zhvillimi të zonave turistike apo të atyre me prioritet për rritjen ekonomike. Efeketet e këtyre ndërhyrjeve të cilat natyrisht do të vijojnë edhe në të ardhmen, sukurse është parë shpesh kanë qënë pozitive dhe nxitëse, por Kontrolli mbi Territorin në gjërësinë e këtij termi nënkupton jo vetëm shëndoshjen e situatës urbane me instrumente e mjeteve te forta ligjore domethënë nëpërmjet kontrollit fizik, por kërkon domosdoshmërisht hyrjen në një fazë të re, atë të vlerësimit preventiv, pra fazën e planifikimit për zhvillim në nivele të ndryshme, nën hierarkinë nga rajonet, planet e përgjithshme rregulluese, në ato të pjesëshme siç janë ato të qëndrave të qyteteve tek menaxhimi i të gjithë territorit për zhvillim.

Ky planifikim bën të mundur përvijimin qartë e në shkallë Makro të horizonteve urbane e perspektivave të zhvillimit territorial të vendit. Ka një ligj objektiv sipas të cilit çdo sistem i mbyllur tenton të çrregullohet apo shthuret nëse nuk i nënshtrohet në mënyrë bashkëvepruese ndërhyrjeve nga jashtë- ligj që është i vlefshëm edhe në fushën e zhvillimeve territoriale. Sipas këtij ligji, entropisë, edhe URBANISTIKA tenton të çrregullohet nëse nuk pëson ndërhyrje të herë pas herëshme që nxiten nga proceset planifikuese apo të kontrollit të zbatimit të tyre. Këto ndërhyrje kanë për detyrë jo vetëm organizimin urban a territorial, si sistem vlerash në vetvete, por krijojnë premisat për një ndërthurje interesash mes aktorëve kryesore që ndikojnë në zhvillimin e territorit, dhe ne na duhet të nxisim krijimin e barazpeshës midis interesave të sektorit privat nga njëra anë dhe sektorit publik nga ana tjetër. Ruajtja dhe kontrolli në instrumenta planifikues i ekuilibrit individ-komunitet mbetet detyrë parësore e çdo qeverisjeje të përgjegjshme qendrore apo lokale për t'i paraprirë zhvillimeve spontane që tentojnë drejt çrregullimit.

Çdo studim që nuk pasqyron drejtpeshimin e këtyre interesave e nuk merr parasysh dinamikën e realitetit rrezikon të mbetet në letër, pra mbetet estetikisht në rregull, por praktikisht i pa zbatueshëm. Shembuj të tillë kemi plot. Shembulli më tipik është PLANI RREGULLUES I TIRANËS, i viti 1989, sot i pa aplikueshëm në mjaft segmente të tij, jo vetëm për shkak të ndryshimit të sistemit politik, por edhe si pasojë e mos pasqyrimit në të të realiteteve shoqërore dhe ekonomike që kanë sjellë amortizimin moral të këtij plani, në harkut kohor të parashikuar për zbatimin e tij.

Pra, analizat sa më reale të situatës mbështetur në burimet dhe politikat që ndiqen, krijojnë premisa për aplikimin e Koncepteve Bashkëkohore dhe në realizimin e Planit Rregullues të Qëndrës së Kryeqytetit tonë.

Vizioni integrues u shpreh qartë dhe pa ekuivok, jo vetëm në absorbimin e eksperiencës botërore, duke u hapur rrugë konkurimeve në shkallë ndërkombëtare në këtë funksion, por edhe në asistencën dhe mbështetjen që i po i jepet procesit projektues në të gjithë fazat e tij.

Kjo është arsyeja për të cilën jemi mbledhur sot, jo për të gjykuar thjesht punën që Grupi prestigjoz "Architecture Studio" po kryen, por për tí dhënë një suport të mëtejshëm, duke e azhornuar ndërsjelltazi informacionin dhe veprimet që do të sjellin një terren bashkëpunimi të frytshëm dhe transparent për të gjithë, që do të lehtësojë rrugën e mëtejshme për zbatimin praktik të këtij plani rregullues dhe të të tjerëve që do të plotësojnë kuadrin e rregullimit urban të Kryeqytetit.

Inicimi i këtij studimi jo vetëm sjell diçka te re në fushën e planifikimit, por edhe shërben si një faktor emancipues për planifikimet e ardhshme urbane që kemi ndërmarrë, ose për ato që vazhdojnë në mbarë vendin, për qendrat kryesore të qyteteve tona.

Në qendrën e Kryeqytetit, realizimi i kësaj ndërhyrjeje, do të bëjë që Tirana të mos përmendet në ekranet e televizioneve ndërkombëtare dhe të botës ku po integrohemi vetëm si kryeqyteti i revoltave të dhunshme, imazhin e të cilave duhet kohë për ta kuruar. Si një qendër urbane, ajo do të përmendet e zerë një vend të rëndëshishëm jo vetëm në shpypin e specializuar si një qytet që respiron ajrin më të shëndëtshëm të zgjidhjeve bashkëkohore në fushë të planifikimit arkitekturor e urbanistik, por edhe si një qytet kozmopolit që akomodon përveç popullatës rezidente dhe në rritje të vazhdueshme, edhe të njerëzve demostrues që vijnë nga larg dhe që hera herës i bëhet ftesë për t'i kaluar ëeekend-et në qytetin tonë kryesor.

Ky studim i ndërmarrë nga ne e fut përfundimisht Tiranën në Hartën Europiane të Urbanistikës Moderne, zhvillim i nisur në vitet '30, nga Mbreti Zog, prandaj jemi edhe sot këtu, por i ndërprerë nga regjime dhe "njerëz autoritarë".

Ndoshta është një koicidencë simbolike, por prirja integruese e Shqipërisë nga Perëndimi, për të cilën Tirana natyrsiht luan një rol gjithnjë e më prioritar, kontraston në mënyrë të dukshme me atë të pasardhësve të levizjeve Haxhi Qamilit që "Duan Babën" apo Shahin Matrakun e kohërave të dështuara.

Për hir të së vërtetës, duhet të themi se nëse një pjesë e qëndrës së Tiranës ka një fytyrë të sajën gjithnjë europiane, me të cilën të gjithë krenohemi, kjo është shprehje e një vullneti të caktuar politik për integrim, që sot po tregojmë se nuk na mungon sërish. Hapat, që vijueshmërisht po ndërmarrim, janë shprehje e një vizioni të qartë e të sanksionuar në Koalicionin tonë për Integrim, për një hapësirë urbane që sot paraqitet në formën e saj virtuale, por që nesër do të bëhet realitet i prekshëm, i ndryshëm nga ky që kemi trashëguar në 55 vjet, e që do ua lëmë brezave të tashëm e të ardhshëm qetësisht. Vazhdojmë pra në rrugën tonë që kemi zgjedhur me:

- Planifikimin përballë Kaosit,
- Politikat zhvilluese përballë atyre Destabilizuese,
- Punën përballë Parazitarizmit rentier.

Meqënëse Z.Rama e paraqiti si betejë të djajve me ëngjëjt këtë zhvillim do të ftoja ëngjëjt e "Architecture Studio" të merrnin fjalën.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›