E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jam penduar rëndë, ngjarja në gjaknxehtësi

17/11/2011  Vetëdorëzohet në polici babai që plagosi të birin: Meritoj burgun

Ngjarja ndodhi pas grindjes për punët në bujqësi dhe pagesat

FIER- I penduar rëndë për aktin që kreu dhe për faktin që plagosi birin e vet, autori i ngjarjes që për pak u shndërrua në një krim të rëndë brenda familjes 66-vjeçari Agron Idrizi banues në fshatin Tojkë të rrethit të Fierit është vetëdorëzuar në polici, pas shumë ditësh “arratie” tek ca miq të tij në fshat. Babai i cili plagosi me armë gjahu të birin 33-vjeçar Gentianin pas një sherri banal për punët në bujqësi dhe pagesën, ka deklaruar se meritonte dënimin e caktuar tashmë nga gjykata dhe se ishte i penduar thellë, pasi aktin e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër. Nga Seksioni kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, në orën 16.00 të djeshme, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Agron Haxhi Idrizaj, 66 vjeç, banues në fshatin Tojkë të rrethit Fier. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “vrasje me dashje e ngelur në tentative” dhe “mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë” parashikuar nga nenet 79-22 dhe 279 të Kodit Penal, për arsye se paraditen e datës 14.11.2011 në afërsi të banesës së tij ka tentuar të vrasë me armë gjahu pas një konflikti për motive të dobëta, djalin e tij shtetasin Gentian Idrizaj, 33 vjeç. Pas negociatave të bëra nga efektivat e Sektorit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier me familjarë të tij, shtetasi Agron Idrizaj, u vetëdorëzua në polici mesditën e djeshme.

A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›