Rritet fondi për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, zbriten nga personeli
17/11/2011 Qeveria bën rishpërndarje të shpenzimeve për programet e Ministrisë së Drejtësisë
Qeveria ka miratuar dje një vendim që parashikon rishpërndarje fondesh buxhetore brenda programeve të miratuara për Ministrinë e Drejtësisë në buxhetin e vitit 2011, duke pakësuar fondet për shpenzime personeli dhe duke i kaluar te shpenzimet operative për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Pjesë e shkurtimit janë bërë programi i AKKP-së, regjistrimit të pasurisë, shërbimit përmbarimor, sistemit të burgjeve, Komiteti i Birësimit etj. Ndërsa programit të Institutit të të Përndjekurve Politikë i shtohet fondi 700 000 lekë në sigurime shoqërore dhe i pakësohet fondi 400 000 lekë në shpenzime për paga. Vendimi përcakton që programit të planifikimit, menaxhimit dhe administrimit t’i pakësohet fondi 29 400 000 lekë në shpenzimet e personelit dhe t’i shtohet 9 000 000 lekë në shpenzimet operative, nga të cilat 4 000 000 lekë për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore; sistemit të burgjeve t’i shtohet fondi 12 000 000 lekë në shpenzime personeli dhe 29 100 000 lekë në shpenzimet operative, nga të cilat 25 000 000 lekë për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore; Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor t’i pakësohet fondi 3 800 000 lekë për shpenzime personeli dhe t’i shtohet fondi 6 000 000 lekë në shpenzimet operative, nga të cilat 4 000 000 lekë për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore; AKKP t’i pakësohet fondi 19 100 000 lekë për shpenzime personeli dhe t’i shtohet fondi 8 000 000 lekë në shpenzimet operative për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore; Shërbimit të Regjistrimit të Pasurisë t’i pakësohet fondi 31 700 000 lekë për shpenzime personeli dhe t’i shtohet fondi 20 500 000 (njëzet milionë e pesëqind mijë) lekë në shpenzimet operative, nga të cilat 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.