Qeveria reformon inspektoratet
17/11/2011 Mblidhet qeveria, kryeministri porosit ministrat për ristrukturimin e tyre
Vizita në Norvegji, më 2012 nis ndërtimi i kaskadës së Devollit
Kryeministri Berisha kërkoi nga ministrat riorganizimin dhe reformimin e inspektorateve në varësi. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë kreu i saj tha se instalimi i sistemit të ri të inspektorateve do të jetë reforma kryesore e qeverisë në dy muajt e ardhshëm. Për realizimin e saj kryeministri kërkoi vendosjen e komunikimit të menjëhershëm mes ministrive dhe ispektoratit qndror, i angazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor për realizimin e kësaj reforme. Sipas ligjit të ri, numri i inspektorateve ulet nga 36 në 11. “Kjo reformë është ndër më themeloret për tregun. Ndaj në përputhje me ligjin që kemi miratuar bashkërisht kërkoj me shpejtësi riorganizimin e të gjitha inspektorateve që parashikon ligji. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, zotërinj ministra, që ju të merreni me të gjitha inspektoratet që keni në varësi e të udhëhiqni reformimin e tyre. Është përgjegjësi juaja direkte. Kemi thënë e themi se duhet të bëjmë gjithçka për klimën e biznesit. Biznesi nuk do xhandarë, biznesi do inspektorë, të cilët me veprimtarinë e tyre i krijojnë shanse të barabarta para ligjit, garantojnë lirinë ekonomike në fushën ku ai ushtrohet”, - theksoi shefi i ekzekutivit në fjalën e tij. Reforma e inspektorateve, e cilësuar nga kryeministri si një nga reformat më të rëndësishme që është marrë në këta 20 vjet, parashikon gjithashtu shkurtimin e kohës së inspektimit nga 40 në 12 ditë. “Kemi rënë dakord që biznesi të vizitohet e inspektohet për një kohë jo më të gjatë se 12 ditë në vit, përveç rasteve tepër të veçanta, të përcaktuara me procedurë tjetër. Ne kemi rënë dakord që inspektoratet të funksionojnë duke lënë gjurmë, po për të lënë gjurmë duhet të jenë tërësisht e-inspektorate”, - tha Berisha. Vendi do të ketë edhe inspektorat qendror, i cili ndryshe nga inspektoratet e tjera nuk do të ketë si kompetencë inspektimet direkt në terren. “Ligji nuk ia lejon këtë, por do të ketë tagrin e inspektimit të inspektimeve dhe inspektorëve, do të ketë tagrin që në zbatim të ligjit të marrë të gjitha masat ndaj shkelësve zyrtarë të tij. Inspektorati qendror nuk ka të bëjë me bizneset, me tregun. Ai ka të bëjë me inspektoratet e tjera, të cilat varen nga ju, por në zbatim të ligjit inspektorati qendror ka zë kryesor për disiplinimin e tyre ndaj qëndrimit në punë”, - sqaroi numri një i qeverisë. Po dje numri një i qeverisë shqiptare i njohu anëtarët e kabinetit të tij me vizitën e zhvilluar në Mbretërinë e Norvegjisë. Duke bërë një përmbledhje të bisedimeve dhe takimeve të zhvilluara, sipas një axhende të mirëpërcaktuar, Kryeministri shprehu kënaqësinë që me bashkëbiseduesit e tij gjeti mirëkuptimin dhe u ra dakord për çështje të rëndësishme në bashkëpunimin midis dy vendeve, veçanërisht në fushën e energjisë, ICT-së dhe zhvillimit të qëndrueshëm jeshil. Kryeministri informoi për avancimin e projektit për ndërtimin e tre hidrocentraleve në kaskadën e lumit Devoll dhe që në muajt e parë të vitit të ardhshëm pritet të hapet tenderi ndërkombëtar për përzgjedhjes e kompanive për ndërtimin e tyre, si dhe projekti për ndërtimin e gazsjellësit transadriatik “Pipeline” (TAP).
Asambleja e 57-të e ATA-së
Kryeministri Berisha përshëndeti Asamblenë e Përgjithshme të 57-të të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Ai tha se me anëtarësimin në NATO një epokë e re filloi për Shqipërinë dhe se vendi ynë do të përmbushë të gjitha detyrimet e tij. “Ne së bashku me të gjitha vendet e rajonit dhe NATO-s jemi në Afganistan dhe do të qëndrojmë atje derisa të qëndrojë NATO-ja”, - tha Berisha. Duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të organizatës, kreu i qeverisë theksoi se “NATO-ja qëndron dhe do të qëndrojë kundër çdo kërcënimi ndaj çdo vendi, cilido qoftë ai”.
Vizita në Norvegji
Avancimi i projektit për ndërtimin e tre hidrocentraleve në kaskadën e lumit Devoll, për të cilët janë angazhuar kompania norvegjeze “Statkraft” dhe ajo austriake “EVN” dhe që në muajt e parë të 2012-s pritet të hapet tenderi ndërkombëtar për përzgjedhjes e kompanive për ndërtimin e tyre; projekti për ndërtimin e gazsjellësit transadriatik “Pipeline” (TAP), për të cilin janë angazhuar kompania zvicerane “EGL”, norvegjeze “Statoil” dhe ajo gjermane “EON”; projekti kombëtar për krijimin e sipërfaqeve të gjera pyjore ishin axhenda e bisedimeve të kryeministrit në Norvegji.