UAMD, nje oferte jo vetem per studim
Per here te pare qe pas krijimit te universitetit "Aleksander Moisiu" te Durresit, sot, mijera studente dhe studente, stafi pedagogjik dhe ai administrativ i tij, pritet te marrin pjese ne procesin e votimit per drejtuesit e institucionit te larte arsimor. Ne zgjedhje do te votohet per rektorin e universitetit, senatin, dekanet si dhe keshillat administrative ne kete instrutcion dhe fakultetet e tij.
Me nje pervoje te gjate mesimdhenieje ne universitetet amerikane si ne Kolorado, ato private ne Shqiperi si dhe ne Ceki, Prof. Dr. Agim Kukeli, eshte kandidati i vetem per rektor. Pjesemarres i rregullt ne konferenca shkencore nderkombetare dhe autor i disa artikujve shkencore kombetare dhe nderkombetare, publikuar ne revista shkencore prestigjioze, Kukeli ka drejtuar qe nga themelimi UAMD-ne, duke sjelle risi te rendesishme, te cilat jane vleresuar nga ekspertet vendas dhe ata nderkombetare.
BASHKEBISEDIM
Ne nje bisede me "Koha Jone", dr. Kukeli tregon se nje synim i tij kryesor eshte qe te krijoje hapesira reale studimi te nderthurura ne menyre produktive me punesimin qe ne vitet akademike. Gjate ketyre diteve, ai ka zhvilluar takime me stafin pedagogjik dhe administrativ por dhe me studentet e universitetit, duke demonstruar planet e drejtimit ne vitet ne vazhdim. Kukeli kembengul se ne universitet nuk mund te flitet per fushate zgjedhore, ndaj ai ka zgjedhur te realizoje atje, nje "Cikel Bashkebisedimesh". "Une besoj se ne mjediset akademike nuk ka vend per "fushata", por per takime konstruktive ne te cilat diskutohen, propozohen dhe zgjerohen ide, te cilat gjate jetesimit, lindin vlera per komunitetet", - thekson Kukeli.
PUNESIMI
Kukeli i konsideron keto zgjedhje si te rendesishme per mbarevajtje te frytshme sidomos per marredheniet dijedhenie-dijenxenie. Duke u mbeshtetur ne moton "Universitet i Ri, Mentalitet i Ri", dr. Kukeli thote se shtyllat kryesore ne vemendje te tij gjate drejtimit te UAMD-se do te jene pikerisht raportet mesimdhenie dhe mesimnxenie ne nivele cilesore dhe ne funksion te nevojave te tregut kombetar por dhe atij nderkombetar. "Ne kemi vendosur angazhimin e personelit akademik dhe studenteve ne projekte konkrete qe lidhin ne menyre harmonike teorine me praktiken, per t'u dhene zgjidhje problemeve te ndermarrjeve shqiptare apo te linjave te prodhimit", thote prof. Kukeli. Po ashtu ai permend dhe "harmonizimin e teorise me praktiken permes shtimit te oreve te praktikes prane institucioneve potencialisht punemarrese". Nje tjeter risi qe ve ne dukje Kukeli, eshte dhe organizimi i panaireve te punes ne mjediset e UAMD-se, "me bizneset me te mira, qe aplikojne teknologji te perparuara dhe qe kane perspektive ne konkurrencen e lire". Nderkohe Kukeli ve ne dukje dhe nisjen e punesimit me kohe te pjesshme te studenteve ne UAMD por dhe negocimin per punesimin e tyre ne kompani shqiptare dhe te huaja.
BASHKEPUNIMI
Dr. Kukeli tregon se "per studentet kemi vendosur te krijojme kushte per studime afatshkurtra dhe afatgjata ne universitet evropiane dhe ato amerikane" dhe detajon: "Objektivi eshte qe se paku 10 per qind e studenteve te kryejne nje semester studimesh ne nje universitet perendimor, perpara diplomimit ne UAMD. Ndersa te pakten 5 per qind e studenteve qe mbrojne teze perpara perfundimit te studimeve te nivelit te pare, planifikojme qe te publikojne punet e tyre ne bashkautoresi me lektoret udheheqes ne revista shkencore". Ndersa per pedagoget, po ashtu eshte menduar qe te thellohet dija e tyre. "Per zhvillimin e metejshem te kerkimit shkencor do te mbeshtetet personeli akademik ne punen kerkimore per fitimin e gradave dhe titujve", evidenton Kukeli. Ai shton se UAMD do te rrise mbeshtetjen financiare per prezantime ne konferenca profesionale nderkombetare dhe publikime ne revista shkencore, me recensues anonime te publikuar. Nga ana tjeter, Kukeli thote se "do te mbeshteten dhe projekte individuale te lektoreve per kerkim te mirefillte shkencor". Ketu, eshte menduar dhe inkurajimi i pedagogeve per te aplikuar ne Fondin e Ekselences te ofruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences.
Pervoje e re
Per profesorin qe ka dhe graden phd ne universitet amerikan, e ardhmja do te bazohet ne vlerat e se tashmes qe u krijuan ne dy vitet e kaluara. "Ne fakt, ne, themeluesit e ketij universiteti, e konceptuam ate ndryshe nga te tjeret, me pervojat e nje stafi te ri ne moshe, te edukuar ne universitete brenda dhe jashte vendit, me kulturen dhe risite e njohjes se "tjetres" dhe me energjine qe i nevojitet nje universiteti te ri", thekson dr.Kukeli. "Ne e konceptuam kete institucion publik te arsimit te larte, - vijon prof. Kukeli, si nje "Ishull te Dijes", te vecuar nga plagjiatura qe pervetesonte vlerat e te tjereve, nga mitmarrja, qe ushqente xhepat e pseudo-akademikeve nga portofolat e pseudo-prinderve nderkohe qe "edukonin" pseudo-studente, nga miti i profesorit, qe sfiliste te ardhmen e ketij kombi ne humneren e kotesise, teksa rriste ndjenjen e te voglit e te pavlerit".
Motot e orientimit
"Drejt Studentit"
"Drejt Akademise se Aplikuar"
"Drejt Tregut"
"Ji Global dhe i Perditesuar"
"Dijedhenes dhe perces vlerash i sotem, Akademik mendjehapur i se nesermes"
"Ndjehu ne nje anije ku kontributi yt eshte i pamohueshem por jo i pazevendesueshem per ecurine drejt destinacionit fisnik"
"Realizo ne marredhenie me studentin endrrat e tua studentore"
Ed.Ku