E Diel, 1 Nëntor 2026

Janar-shtator 2008, USHKK disburson 1.8 miliardë lekë kredi të reja

Unioni i Shoqatave të Kursim Kredisë, USHKK, për periudhën Janar- Shtator 2008 ka disbursuar mbi 5.400 kredi të reja, që kapin një vlerë totale prej 1,8 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar. Burime nga Unioni i SHKK bëjnë të ditur se shoqatat e kursim kredisë veprojnë kryesisht në zonat rurale të vendit dhe ofrojnë shërbimet e mikrokredisë dhe kursimeve për anëtarët e tyre në të gjithë territorin e vendit. Si institucion mikrofinanciar, Grupi i Union-SHKK ka si mision sigurimin e shërbimeve financiare për banorët e zonave rurale të cilët nuk kanë akses në shërbimin bankar. Ai synon promovimin e zhvillimit të aktiviteteve dhe bizneseve dhe të rrisë nivelin e jetesës. Union-SHKK ka një rrjet prej 103 Shoqëri Kursim Kredi, të shtrira ne 778 fshatra në 13 rrethe të Shqipërisë, me rreth 23,393 anëtarë nga të cilët 15,630 janë huamarrës aktivë. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›