Janë betuar sot në Kuvend anëtarët e KQZ-së së re
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bënë sot betimin para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Fillimisht, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka lexuar tekstin e betimit. Anëtarët e rinj të KQZ-së u betuan në një ceremoni publike para Kuvendit të Shqipërisë, ashtu sikurse parashikohet edhe në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Gjatë seancës plenare të së hënës, Kuvendi miratoi përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas propozimeve të bëra nga partitë politike. Kuvendi miratoi tre kandidaturat e propozuara nga PD, Arben Ristani (ish anëtar i KQZ-së), në postin e kryetarit të KQZ-së, dhe anëtarët Hysen Osmanajt dhe Vera Shtjefnit. Kuvendi miratoi edhe dy kandidaturat e propozuara nga PS, Dëshira Subashi, (aktualisht anëtare e KQZ-së) dhe Artan Laze. Në të njëjtën kohë, deputetët miratuan edhe propozimin e PSD-së për kandidaturën e Pandeli Varfit, si dhe kandidaturën e Klement Zgurit, propozuar nga PR.
...