E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI-PDS: “Kartat e identitetit si tapitë para 18 shkurtit”

Autori i Lajmit: red.
Qeveria ka dështuar me procesin e shpërndarjes së kartave të identietitt. Ky pohim është bërë dje nga LSI dhe PDS. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, hodhi alarmin se ky proces rrezikon standardin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sipas kreut të LSI-së, Kryeministri po mashtron siç bëri edhe me legalizimet përpara zgjedhjeve të 18 shkurtit, kur ndau tapinë e parë dhe të vetme deri në këto momente. Ilir Meta deklaroi se aplikimi për karta në disa rrethe të vendit është i vonuar, çka vërteton paaftësinë e kësaj qeverie. Me këtë shqetësim është bashkuar dhe Partia Demokracia Sociale. “Shumë zgjedhës, të cilët u përkasin partive të opozitës, nuk e gjejnë emrin e tyre në listën e dërguar nga Ministria e Brendshme, në njësitë e pushtetit vendor. Me një kujdes të veçantë, njerëzit e Berishës po bëjnë gjithçka që këta shtetas të mos kenë mundësi t u drejtohen kutive të votimit më 28 qershor”,- tha sekretari politik i kësaj partie, Artur Duçkallari. Një pikë tjetër abuzive, sipas kësaj partie, është edhe ajo që ka të bëjë me blerjen e kuponëve nga ana e zyrtarëve demokratë. “Nëpërmjet këtij rrjeti korruptiv, PD dhe disa struktura shtetërore po u bëjnë "dhurata" njerëzve, të cilët mendohet se do të japin votën e tyre për Sali Berishën”,- theksoi më tej Duçkallari.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›