E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohet sot qeveria greke

Betohet sot në orën 14.00, kryeministri i ri i Greqisë i i cili do të drejtojë qeverinë e përkohshme deri në zgjedhjet e ardhme.

Udhëheqësit politikë grekë emëruan zyrtarisht Papademos, si kreun e qeverisë së përkohshme, i cili do ta udhëheqë vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, i dorëzoi atij përgjegjësinë për zbatimin e masave të rrepta ekonomike, të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, në shkëmbim të një ndihme tjetër për pagimin e borxhit që ka Greqia.

Papadimas në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjes si kryeministër u shpreh se po e merr Greqinë në një pikë kritike, por gjithçka do të zgjidhet nëse ka unitet dhe konsensus.

Ai tha se vazhdimi i përdorimit të Euros është një garanci për stabilitetin monetar të vendit dhe se grekët duhet të jenë optimistë për rezultatin përfundimtar, nëse qëndrojnë të bashkuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›