Jani Kaçi: Ja pse u bëra grek

Ish-portieri i ekipit tone kombëtar Jani Kaçi është një nder qytetaret qe kane ndryshuar kombësinë, duke u kthyer ne grek. Edhe pse i lindur ne Shqipëri dhe me banim ne Korçe, ish-sportisti i njohur figuron tashme zyrtarisht shtetas grek. Ai tregon se me rënien e regjimit monist, familja e tij ka kërkuar ndryshimin e kombësisë për te përfituar pronat, nder te cilat një shtëpi dhe hotel ne Athinë. Ne vitet e para te demokracisë edhe për arsye te pronave qe babai kishte ne Athine, kemi qene te detyruar te kërkojmë ndryshimin e kombësisë, pasi ndryshe do ta kishim te pamundur te merrnim këto prona,? thote nder te tjera ish-sportisti. Ai tregon se i ati mbeti ne Shqipëri gjate luftës kur erdhi për te takuar te motrën qe jetonte ne Himarë. Sipas tij, te atit i kane sekuestruar te gjitha dokumentet duke i dhënë pasaporte shqiptare me mbiemër te ndryshuar nga Vieros ne Kaçi. Veç Janit, tashme e kane ndryshuar kombësinë edhe vëllezërit e tij se bashku me familjet. Madje djali i sportistit dhe njeri prej nipave kane kryer detyrimin ushtarak ne Greqi. 3900 persona kane lënë shtetësinë shqiptare ne pak kohe duke u kthyer ne greke. Te nxitur nga arsye te ndryshme, dikush për te përfituar dokumente te rregullta ne Greqi, te tjerë për një pension qindra eurosh, apo edhe për te rimarre pronat ne shtetin helen, mijëra qytetare ne jug te vendit kane rendur drejt gjykatave, duke shënuar një bum sidomos gjate dy viteve te fundit.
Shpërndaje