E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkollat Durrës, probleme droge

Pas publikimit te raportit te DASH-it, qe theksoi se droga vijon te mbetet një problem i mprehte ne Shqipëri, nga Durrësi vijnë fakte rrëqethëse për përdorimin e lendeve narkotike edhe ne ambientet e shkollave 9-vjeçare e te Mesme. Nxënësit tregojnë se një nga klasat e shkollës se Mesme te Bashkuar Artistike, është shndërruar prej kohesh ne ambient për konsum drogash te llojeve te ndryshme, por kryesisht hashash. Nga ana e tyre, drejtuesit e shkollave pohojnë se fenomeni vrastar ka prekur grupmoshat e reja, por kundërshtojnë përdorimin e drogave ne klasa dhe ambiente te shkollës. Ne repartin e urgjencës regjistrohen çdo dite raste te te rinjve qe kërkojnë ndihme mjekësore pas konsumimit te lendeve narkotike. Mjeku toksikolog, njëherësh edhe specialist ne qendrën e trajtimit te përdoruesve te drogës, tregon se pjesa me e madhe e rasteve i përkasin grupmoshës 15-19 vjeç. Zyrtarisht përdorimi i drogës tek adoleshentet, mban vendin e dyte ne listën e veprave penale ne Durrës. Pavarësisht fushatave sensibilizuese, shifrat flasin për një rritje te numrit te përdoruesve krahasuar me një vit me pare. Dy deri në tre persona ndalohen mesatarisht çdo dite nga policia e Durrësit me lende narkotike. Raporti i Departamentit Amerikan te shtetit vuri ne dukje, se rezultatet ne luftën kundër drogës janë te dobëta. Sipas raportit, trafiku i drogës është një nga veprimtaritë kryesore të grupeve kriminale në Shqipëri, qe shërben edhe si vend tranzit për kalimin e heroinës afgane drejt Evropës.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›