E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja e 9 marsit të vitit 1997 dhe krijimi i qeverisë së pajtimit kombëtar

Qeveria Fino dhe debatet në parlament për miratimin e saj. Sabri Godo: Kjo qeveri, shpresa e fundit që shqiptarët të mos groposin vetveten

Nga Luljeta Progni

Kishte kaluar thuajse një vit nga zgjedhjet famëkeqe të majit të vitit 1996, zgjedhje që u konsideruan të manipulua nga opozita socialistë dhe faktorë të tjerë brenda dhe jashtë vendit. Ishte fillimi i vitit 1997. Shqipëria ishte përfshirë në një kaos të vërtetë pasi kishte filluar shembja e kompanive të para që ishin mbështetur në skemat piramidale. Në një situatë të tillë, nevojitej një marrëveshje e madhe e të gjithë faktorëve politik në Shqipëri për të zbutur krizën e thellë në të cilën ishte përfshirë vendi. Ish-kancelari austriak Franc Vranicki u zgjodh nga Perëndimi si emisari për uljen e tensioneve në Shqipëri. Vranicki ia doli të ulë në tryezë dhjetë partitë politike në 9 mars të vitit 1997. Në këtë tryezë u vendos që të krijohej një qeveri e pajtimit kombëtar. Më 11 mars 1997 dha dorëheqjen nga posti Kryeministri Aleksandër Meksi. Marrëveshja e partive politike zgjodhi si kryeministër të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Finon nga Partia Socialiste. Vendi po përgatitej për zgjedhje të parakohshme, të cilat u vendos të zhvilloheshin më 29 qershor 1997. Megjithëse mori mbështetjen e të gjitha partive politike, qeveria Fino u prit me rezerva nga disa deputetë në Kuvendin e vitit 1997. Sidoqoftë kjo qeveri u mbështet nga shumica e tyre dhe u konsiderua si qeveri e shpëtimit kombëtar. Kryeministri Bashkim Fino paraqiti në Kuvend prioritet e qeverisë së tij, i pari ndër të cilët ishte pa diskutim stabilizimi i rendit publik dhe vendosja e qetësisë. Ditën kur do të miratohej qeveria Fino, deputeti demokrat Jemin Gjana u ankua se në seancë ndodheshin shumë pak deputet pasi shumica e tyre ia kishin mbathur nga frika prej kaosit që ekzistonte në Shqipëri asokohe. Qëndrimi i Gjanës u mbështet edhe nga deputet të tjerë. Më poshtë botohen pjesë nga debatet për miratimin e qeverisë së pajtimit kombëtar e drejtuar nga Bashkim Fino.

Seanca plenare e marsit të vitit 1997 kur miratohej nga kuvendi qeveria Fino

E premte, 14.3.1997, paradite

Pjetër Arbnori - Seanca hapet. Sot, në mbledhjen e Kryesisë me kryetaret e grupeve parlamentare, u vendos që të paraqitet votëbesimi i Qeverisë së re të Pajtimit Kombëtar, gjithashtu Kryetari i Këshillit të Ministrave të paraqesë programin e Qeverisë së tij.

Zoti Jemin Gjana e ka fjalën.

Jemin Gjana – Faleminderit zoti Kryetar! Unë mendoj se, meqë më në fund mundën të mblidhen ata që kanë mbetur këtu, që s’kanë marrë tragetet, do t’ju bëja një propozim lidhur me rendin e ditës. Do të dëshiroja që të kalonim pikën e parë, sepse Qeveria e sapokrijuar, në ato pak çfarë është dhenë, është prononcuar që do të rrijë gjithë kohën në punë dhe e mbledhur. Pra, të mbarojmë me pikën e parë te rendittë ditës, ta miratojmë Qeverinë, ajo të shkojë në punën e saj dhe ne pastaj të vazhdojmë, se do të kemi edhe shumë pika e probleme të tjera. Të mbarojmë pjesën e parë, që është pjesa më e rëndësishme, është një pjesë që jep një mesazh poshtë, ta lëmë Qeverinë në punën e saj dhe ne këtu të rrimë, sepse kemi dhe shume gjëra të tjera, nuk është vetëm ajo punë.

Ka një pjesë politikanësh shqiptarë që janë këtu sot, që nuk janë ashtu siç përbalten, dhe duhet ta dinë mirë të gjithë se ne që jemi këtu në sallë, ata që na dëgjojnë nga llozhat, ata që janë jashtë, ta dinë mirë se ne qoftë se populli shqiptar nga disa lakej është një herë i tradhtuar, ne që jemi në këtë sallë jemi dy herë te tradhtuar dhe mund të rrimë të gjykojmë më ndryshe, më me qetësi e më vonë, pasi t’i japim votëbesimin Qeverisë.

Falemnderit!

Pjetër Arbnori - Ju falemnderit!

Zoti Kryetar i Këshillit të Ministrave, ju ftoj në tribunë për të paraqitur programin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe listën e ministrave.

Bashkim Fino (Kryetar i Qeverisë se Pajtimit Kombëtar)- I nderuar Kryetar, te nderuar deputetë!

Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e krijuar në një situatë tejet të rënduar shoqërore, politike, ekonomike, financiare e sociale, do të punojë në

këto drejtime kryesore:

1. Stabilizimi i rendit publik dhe vendosja e qetësisë.

Për këtë Qeveria do të jete në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike, me tryezën e këtyre partive dhe do te kërkojë prej tyre që te zgjerohet tavolina e partive politike, në përputhje me rekomandimet e OSBE-se, për të dialoguar vazhdimisht me elektoratin që ato përfaqësojnë dhe mbare popullin shqiptar. Qeveria është e hapur te prese, te diskutojë e te mundësojë zgjidhjet me optimale për problemet shqetësuese që paraqesin shtabet e shpëtimit lokal, bashkimet intelektuale dhe shoqatat ekzistuese. Riorganizimi i rendit dhe i ushtrisë paraqitet si një nevoje tepër emergjente, për të cilën puna sapo ka filluar dhe do te vazhdoje me intensitet. Për këtë, në bashkëpunim me partitë politike dhe tryezën e tyre, me organet e pushtetit lokal dhe shtabet e qytetareve, Qeveria do te caktojë drejtuesit kryesore te këtyre shërbimeve në secilin rreth. Drejtuesit e rinj, në bashkëpunim me ministritë përkatëse, do të zgjedhin punonjësit e tyre, duke synuar edhe aktivizimin e njerëzve jashtë këtyre strukturave, që shprehin gatishmërinë dhe kanë figurën morale e përkushtimin e nevojshëm që kërkohet për funksionimin e ty re. Duke e vlerësuar këtë si një faktor vendimtar për rivendosjen e rendit e te qetësisë, Qeveria do te garantojë një motivim material shume me te madh nga sa kanë pasur këto shërbime deri më sot, si dhe do f u garantoje statusin e ty re. Gjithashtu Qeveria do te përpiqet energjikisht për rifillimin e procesit mësimor në shkollat e të gjitha niveleve, në mënyre qe brezi i ri te mos e gjeje veten te humbur në këtë situate kritike.

2. Stabilizimi i situatës ekonomike dhe i furnizimit të popullit. Dëmtimet dhe vjedhjet e kryera në këtë periudhe kane krijuar vështirësi në furnizimin e popullit me produktet me të domosdoshme. Për te normalizuar ketë situatë, Qeveria do të dialogojë me te gjithë qytetaret, që te kontribuojnë në funksionimin e rrjetit tregtar dhe industrial. Objekte të rëndësishme private e shtetërore te këtij rrjeti do te shpallen të rëndësisë së veçante e do te merren në mbrojtje nga organet e rendit. Gjithashtu Qeveria do te krijojë kushte që te normalizohet importi i mallrave ushqimore e industriale të rëndësisë jetike nga ato shtete prej te cilave është kryer deri tani. Duke vlerësuar situatën realisht Qeveria do tu bëjë thirrje shteteve fqinje dhe shteteve të tjera te Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikës qe te kontribuojnë me ndihma humanitare për mallrat ushqimore me te domosdoshme. Nga ana tjetër, ne bashkëpunim me organet e pushtetit lokal dhe shtabet e qytetareve, Qeveria do të marre masa për një shpërndarje sa me te drejte nga pikëpamja territoriale të ndihmave të mundshme. Ajo do te synoje një politike çmimesh që minimizon spekulimin me ndihmat humanitare e te emergjencës dhe furnizimin proporcional në të gjithë territorin e vendit

3. Zotërimi i situatës financiare.

Për të garantuar funksionimin e shtetit dhe zgjedhjet e lira, pas stabilizimit te rendit dhe te qetësisë do të punohet për rivënien ne funksionim te plotë te institucioneve dhe vazhdimin e perfeksionimin e tyre brenda një kuadri të përmirësuar ligjor. Qeveria do te punojë për marrjen në dore te situatës financiare te shtetit. Për këtë, se pari, do te merret në dore gjendja e financave publike dhe e arkës së shtetit, duke u bëre çdo gjë transparente përpara popullit. Së dyti, do të bëhen të gjit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›