E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu-Thaçi: Nevoja për bashkëpunim midis institucioneve

Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, u takua sot me kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Republikës, Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj, me të cilët diskutoi për intensifikimin dhe bashkërendimin e mëtejmë të punës së institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre.

Në takim u vlerësua se institucionet e vendit, në të gjitha nivelet duhet të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, me qëllim të kryerjes edhe më efikase të detyrave që shtrohen para tyre dhe të arritjes së objektivave që kanë parashtruar për vitin në të cilin sapo kemi hyrë.

Po ashtu, u diskutua edhe për gjendjen e sigurisë në vend. Njëzëri u konstatua se me përjashtim të veriut të Kosovës, ku ende ka trazira të herëpashershme, gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile. Por, udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës sërish theksuan vendosmërinë e institucioneve dhe të qytetarëve të vendit për ndërtimin e një shoqërie demokratike në të cilën do të mbretërojë rendi dhe ligji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›