E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jankullovska: Nuk do të ndalet lufta ndaj krimit

Shkup - Ministria e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska deklaroi se do të vazhdojë lufta kundër krimit dhe nëntokës. Ajo këtë e deklaroi me rastin e shënimit të 7 majit-ditës së policisë që u shënua sot në kazermën “Gjorçe Petrov” në Shkup. “Nuk kemi ndërmend të ndalemi në luftën kundër krimit dhe nëntokës. Policia ka pasur sukses që të arrijë nivelin e shërbimeve policore moderne, me ç`rast janë marrë vlerësime të larta nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe në raportin e Komisionit Evropian është konstatuar përparime në raport me drejtësinë”, ka theksuar ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska.

Ajo ka përmendur aksionin e policisë lidhur me operacionin “Hiri”, që siç tha ajo Qeveria e Maqedonisë tregoi se nuk do të tolerojë kriminalitetin dhe se din të ballafaqohet me të. Jankullovska deklaroi se 89 për qind e vrasjeve janë zbardhur, në mesin e të cilave edhe vrasjet serike në Ohër dhe Kërçovë. Sipas saj, policia ka konfiskuar 120 kilogram heroinë, 670 kilogram marihuanë dhe ndalimin e disa kanaleve të kontrabandës së lëndëve narkotike. ina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›