E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksikë, ekzpozohen në qytet 13 skulptura prej bronxi



13 skulptura të jashtëzakonshme prej bronzi do të ekspozohen në një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit të Meksikës, i cili quhet bulevardi "Reforma". Këto 13 punë fenomenale janë vepra të punuara nga dora e një prej mjeshtrave më të spikatur skulpturës meksikane, Juan Soriano, i cili nuk jeton më.
13 skulpturat tregojnë figurat e sirenave, zogjve, pëllumbave dhe të simbolit të shpirtit latin, demit.
Kjo ekspozitë do të quhet "Suenos Moldeados"( që përkthehet "Endërrat e varrosura") do të mbahet e hapur deri me datë 10 gusht të këtij viti. Ekspozita do të ketë për qëllim që të të mbajë gjallë kujtimin e krijuesit të kësaj ekspozite, i cili ka vdekur që në vitin 2006, në moshën 86-vjeçare nga sëmundja e pneumonisë.
Këto skulptura të cilat njihen në mbarë Meksikën për bukurinë e tyre të jashtëzakonshme kanë qenë të ekspozuar në një prej muzeve më të mëdhenj të Meksikës, në muzeun "Bellas Artes", e cila ndodhet në qytetin e Pueblas.
Zogjtë të cilët përfaqësojnë konceptin e lirisë, janë motivi kryesor i kësaj ekspozite.
Vetëm pak kohë pas vdekjes së tij Soriano do të merrte çmimin prestigjoz "Velazquez de Artes Plasticas". Ky vlerësim do t' i akordohej artistit meksikan nga qeveria spanjolle. Ky çmim ishte një vlerësim për punën 70-vjeçare , kohë në të cilën Soriano diti se si të kombinonte elementë të artit tradicional meksikan me teknikat e skulpturës avangarde.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›