Juncker: Greqia do të marrë masa ekstreme për të ulur defiçitin buxhetor
Jean Claude Juncker, kreu i këshillit të ministrave të financave të eurozones, i njohur ndryshe me emrin Eurogroup, u shpreh se do të kërkohen masa shtesë për Greqinë pas materializimit të objektivit për uljen e deficitit buxhetor në 4 %.
"Për Greqinë do të ketë masa shtesë, për të ndihmuar ekonomine e saj të rimëkëmbet pas kolapsit financiar që po kalon, por më parë duhet materializuar objektivi i uljes se deficitit në masën e 4 % brenda këtij viti", deklaroi Juncker, Kreu i këshillit të ministrave të financave të eurozones.
Më tej kreu i Eurogroup-it, foli edhe për një rishqyrtim të situates financiare te Athines si dhe studimin e impakteve te saj ne zonen euro.
"Nje njohje paraprake me situaten do te kryhet me date 6 mars. Do te shihen gjithashtu edhe ndikimet e krizes greke ne ekonomite e vendeve te zones euro", u shpreh Juncker.
Javën e kaluar Greqia ishte i pari shtet i cili kërkoi asistencë teknike për të zgjidhur një nga problemet më të mprehta që mund të ketë pasur pas Luftës së Dytë Botërore shteti helen.