Klinton: Irani po kthehet në një diktaturë ushtarake
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton u shpreh se Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani po bëhet një diktaturë ushtarake, duke shtuar se forca ushtarake elitë e Iranit, Garda Revolucionare po zë vendin e qeverisë.
"është rritur solidariteti mbarëndërkombëtar për të dënuar aktet e përsëritura të mungesës së dialogut mes Iranit dhe diplomatëve të huaj për çështjen e pasurimit të uraniumit dhe programit bërthamor. Ne po punojmë në mënyrë aktive me partnerët tanë lindor që të përgatisim sanksionet që do të duhet të vihen në të ardhmen ndaj Iranit në rast se vazhdon autoritarizmi ushtarak i elitës drejtuese të vendit,"- pohoi ish-zonja e parë e SHBA-së.
Clinton i dha këto komente në Katar ditën e hënë, gjatë vizitës së saj në Arabinë Saudite, si pjesë e një turneu në rajonin e Gjirit Persik për të nxitur përpjekjet për intensifikimin e presionit ndaj Iranit për programin e tij bërthamor.
Sekretarja amerikane e shtetit, Clinton takoi Mbretin saudit Abdullah, si dhe me ministrin e jashtëm, Princin Saud al-Faisal për të siguruar mbështetjen arabe për sanksione të reja ndaj Iranit. SHBA-ja po kërkon që të nxisë Këshillin e Sigurimit që të mbajë një raund të katërt negociatash mes fuqive të mëdha dhe Iranit.