Tiranë, sekuestrohen 35 kg kanabis, 3 në pranga
Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Vëzhgimit Operacional dhe Kërkimit të kësaj Drejtorie, në vazhdimësi të shumë operacioneve antidrogë të realizuara deri më tani, arritën të sekuestrojnë sasinë prej 35 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe arrestimin e 3 shtetasve posedues të saj, përkatësisht:
1.Elis Toçi, 21 vjec, lindur dhe banues në Tiranë
2.Agim Hoçia, 56 vjec, banues në Tiranë
3. Flogert Duka, 27 vjec, banues në Tiranë
Kapja e shtetasve të mësipërm u bë në afërsi të IKV, në zonën e Freskut, ku u konstatua automjeti i tipit Renault me targë targe AA 914 EM. Në momentin e ndalimit nga policia po udhetonin në këtë mjet shtetasit Agim Hoçia, Flogert Duka dhe Elis Toçi dhe gjatë kontrollit të ushtruar, në bagazhin e këtij mjeti janë kontatuar 2 (dy) thasë me ngjyre te bardhe, te futur ne dy qese plasmasi brenda të cilëve u gjend lënda narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me një peshë totale prej 35 kg. Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, u konkludua se kjo sasi lënde narkotike dyshohet se kishte destinacion, trafikimin dhe më pas shpërndarjen kryesisht në zonat e rrugës së Kavajës, Zogu i Zi, rruga "Myslym Shyri" në Tiranë si dhe vendet fqinje me Shqipërinë.
Policia bën me dije se operacioni është në vazhdim dhe po punohet intesivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarje të lëndës narkotike Cannabis.
Ndërkaq në cilësinë e provës materiale u sekuestrua :
1.Sasia e bimes se dyshuar narkotike e llojit Cannabis sattiva, me peshe 35 kilograme, me gjithe amballazhim.
2.Tre telefona te markave te ndryshme.
3.Nje automjet tip Renault, me targa AA 914 EM.
Ndaj këtyre shtetasve u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale "Prodhim, shitje të lëndëve narkotike", në bashkëpunim.