Janullatos ka punuar mirë

At Artur Liolin
Intervistë me At Artur Liolinin, udhëheqës i ortodoksisë shqiptare në kishën e Shën Gjergjit në SHBA
Udhëheqësi i shqiptarëve ortodoksë në SHBA, At Artur Liolin, ka vlerësuar Hirësinë e Tij, kryepeshkopin Anastas Janullatos, për drejtimin me ekuilibër të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare për 17 vjet me radhë. Imzot Liolini thekson se kisha dhe falja janë të Zotit dhe jo të politikës. At Liolini kujton plot nderim Imzot Fan Stilian Nolin, themelues të Kishës Ortodokse Autoqefale dhe shton se edhe vizita e Hirësisë së Tij, Janullatos në Boston, në 100-vjetorin e themelimit të katedrales së “Shën Palit”, ishte shenjë e të njëjtit nderim e respekt. -Këto ditë u shënua 100-vjetori i krijimit të katedrales së “Shën Gjergjit” nga shqiptari i shquar Theofan Stilian Noli. Në fjalimin tuaj nuk e zutë në gojë asnjëherë çështjen e kombit, Shqipërinë e as Kosovën, e cila tashmë u bë shtet? At Artur Liolin: “Imzot Noli na ka mësuar që fëmijë, që të mos ngatërrojmë çështjet fetare me ato jofetare. Jemi rritur në Amerikë me parimet bazë të ndarjes së shtetit nga feja. Një veprim i tillë konsiderohet më i mirë dhe më i përshtatshëm si për qeverisjen laike, ashtu edhe për strukturën fetare. Duhet përmendur se fjalimi im ishte predikim brenda strukturës së meshës. Megjithatë, siç besoj jeni në dijeni, kujtuam edhe disa zakone shqiptare që i përkasin edhe besimit. Për pavarësinë e Kosovës kemi dhënë një urim tjetër në rastin e shpalljes. Dhe në raste festash kombëtare jemi prononcuar dhe jemi krenarë për këtë. Për këtë prononcim është vendi dhe koha e duhur”. -Kur kemi parasysh Greqinë dhe Serbinë, e cila vazhdimisht kombit ia forcon ndjenjën kombëtare, ndryshe nga këto, ju nuk po e bëni një gjë të tillë. Pse? “Kryepeshkopata jonë ndodhet në Amerikë, jo në Ballkan. Kështu, kushtet dhe rregullat kishtare për të cilat bëni pyetje janë ndryshe. Nuk e shohim të përshtatshme të hyjmë në çështje politike ose etnike. Kurse për nevoja humanitare dhe mirëbërëse kemi qenë dhe jemi gati për të ndihmuar brenda normave. Të gjithë jemi krenarë me ruajtjen e ndjenjave më të mira të trashëgimisë sonë këtu në hemisferën veriore. Jemi kryelartë, sepse katedralja jonë është sot institut me origjinë shqiptare më e vjetër dhe pandërprerë jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën”. -Dikur përreth kësaj kishe dhe themeltar të saj ishin atdhetarët shqiptarë, ndërsa sot kjo kishë nuk po e luan rolin e saj për të mbledhë bashkatdhetarët dhe t’u flasë për atdheun? “Mbase jeni keqinformuar. E para, faltorja është për t’iu falur Zotit, për faljen e besimtareve dhe për forcimin e tyre shpirtëror. Gjithashtu, pas 100 vjetësh shërbim kemi anëtarë dhe familje jo vetëm me prejardhje shqiptare, por edhe amerikane në përgjithësi. Mirëpresim cilindo që na vjen për ushqim shpirtëror në gjirin e kishës sonë. Vetë Noli e parashikoi këtë, duke përkthyer libra të fesë sonë jo vetëm në shqip, por edhe më shumë se dhjetë libra në gjuhën anglisht. Ai e kuptonte se kohët ndryshojnë. Megjithatë, krenaria që kemi për atdheut vazhdon e trashëgohet në kishën tonë; kemi klasa për fëmijë në gjuhën amtare, si dhe kori këndon në shqip dhe në anglisht. Nëpër sallat e katedrales kemi ekspozita të ndryshme që shpalosin historinë tonë gjatë dekadave, si dhe kemi sponsorizuar mbrëmje dhe aktivitete të letërsisë dhe artit shqiptar. Është domethënëse që një pjesë e madhe e besimtarëve tanë janë shqiptarë ose me origjinë shqiptare”. -Ju mendoni se tani nuk është koha që kisha të luajë rolin e politikës. Mirëpo kisha është ajo e cila e drejton një popull, përveç besimit edhe në forcimin e ndjenjës kombëtare? “Kisha ose kjo faltore ka për mision kryesor të lartësojë ndjenjat e shpirtit, të moralit dhe të etikës. Duke plotësuar këtë qëllim, ndihmon edhe më shumë ndjenjat e popullit dhe, në fakt, lartëson më shumë vlerat më të vyera kombëtare. Për qëllime të tjera ka organizata të tjera të cilat merren me çështje politike, që janë jashtë sferës së një kishe. Misioni ynë është për të këshilluar dhe për të zhvilluar ndërgjegjen e njeriut. Duke bërë këtë, unë besoj se ndihmon edhe faktorët për të cilët bëni pyetje”. -Mos jeni të kërcënuar nga kisha greke, ruse apo serbe që në meshat dhe predikimet tuaja nuk flitet për kombin shqiptar? “Jo, hiç fare. Ne jetojmë në një vend të lirë. Mos harroni se këtu Noli gjeti liri të veçantë për të meshuar në shqip, për të parën herë, dhe për të themeluar kishën ortodokse shqiptare. Asnjeri nuk mund ose ka të drejtë të ndërhyjë në programet apo predikimet tona. Gjithashtu, është gabim të shohim figurën e Nolit vetëm si nacionalist. Ishte njeri i madh, kozmopolitan dhe me mendje të gjerë. Ishte patriot, por shovinist kurrë. Në predikimet e tij në podiumin e kishës ai ka folur për fe dhe teologji, për sfidat shoqërore dhe sjellje kristianë, për problemet e kombit në kohën kur jetoi, ku ai vuri kapelën e shoqërisë “Vatra”, duke qenë një nga themeluesit e kësaj shoqërie në fillim të shekullit të kaluar. Asnjëri prej nesh mund të krahasohemi me njeriun e jashtëzakonshëm siç ishte Noli. Aktualisht, kisha jonë ka më shume kredibilitet sot brenda dhe jashtë vendit kur tërhiqet nga çështjet politike”. -Nëse nuk jeni, atëherë mos do të thotë se ju jeni kokë më vete dhe vendosni që t’ua humbni ndjenjën për vendlindjen e të parëve tanë fëmijëve që vijnë në kishë për të dëgjuar predikimet nga kryekisha shqiptare? “Për afër 40 vjet me radhë, personalisht, dhe në përgjithësi gjatë 100 viteve të ekzistencës së kishës shqiptare, ne i kemi dedikuar jetën dhe veprimtarinë tonë ruajtjes dhe lartësimit të vlerave më të mira kombëtare që kemi trashëguar. Noli predikonte në shqip dhe anglisht. Ne bëjmë të njëjtën gjë edhe sot. Noli mbante dialogë të ndryshëm gjatë jetë