E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, banesa pa kundërshpërblim të pastrehëve

TIRANË - Qeveria vendosi sot që Enti Kombëtar i Banesave të lidhë pa kundërshpërblim kontratat e privatizimit të banorëve të pastrehë në godinat e repartit ushtarak në Kodrën e Priftit. 

Pas kalimit të këtyre objekteve në fond banesash dhe regjistrimit të tyre në ZVRPP-në e Tiranës, Enti Kombëtar i Banesave do të lidhë pa kundërshpërblim për vlerën e objektit dhe truallit funksional, kontratat e privatizimit me banorët e pastrehë, të përcaktuar në listat emërore sipas familjeve. 

Përftuesit e këtyre banesave do të përballojnë vetëm shpenzimet operacionale të Entit Kombëtar të Banesave dhe shpenzimet hipotekore. 

Ky vendim pason ndryshimin në vendimin e KM nr.327, datë 29.4.2011, “Për kalimin në fond banese të ish-objekteve të dala nga ristrukturimi i Ministrisë së Brendshme (Reparti ushtarak nr. 5715), “Kodra e Priftit”, Tiranë, me qëllim, privatizimin në emër të banorëve nga Enti Kombëtar i Banesave”. 
(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›