E Diel, 1 Nëntor 2026

Japan Airlines pritet të deklarojnë falimentimin më 19 janar

Tokio, 10 janar NOA Kompania Japan Airlines (Jal), si pasojë e një krize financiare, pritet të fillojë procedurat e falimentimit më 19 janar, si pjesë e një plani të ristrukturimit drastik të miratuar nga qeveria e Tokios që do të përfshijë shkurtimin e 13 mijë vende pune.

E detyruar nga shpenzimet e paqëndrueshme, kompania ajrore më e madhe në Azi është në kërkim të një garancie publike. Të premten e kaluar, qeveria e Tokios ka miratuar një skemë ristrukturimi të financuara përmes shtetit, njoftoi gazeta Nikkei. Një zëdhënës i kompanisë, duke iu shmangur konfirmimit të falimentimit, ka thënë se kompania është ende duke diskutuar vendimin përfundimtar dhe se avionët Jal do të vazhdojnë të fluturojnë. a.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›